AKTUALITET

EMRI/ Vetëdorëzohet 31-vjeçari i plagosur në vrasjen e Rexhep Ismailit, zbardhet roli i tij

Piranjat Përditësimi i fundit 8 May 2026, 16:28
EMRI/ Vetëdorëzohet 31-vjeçari i plagosur në vrasjen e

Është vetëdorëzuar në polici një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm në fshatin Gjashtë të Sarandës, ngjarje që përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili.

Bëhet fjalë për Kostandin Voglin, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarës, i cili sipas burimeve hetimore është paraqitur vetë në polici rreth tre orë më parë. I riu është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi kishte një plagë me armë zjarri në këmbë.

Gjatë qëndrimit në spital, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërsa mësohet se pritet të transferohet drejt Spitalit të Vlorës për trajtim më të specializuar, por edhe për arsye sigurie.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Kostandin Vogli ka qenë personi që kishte konflikt të hapur me 50-vjeçarin Tori Ruci alias Viktor Ruci. Sipas të dhënave, pasi ka pikasur Rucin në lokalin e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ai ka thirrur disa miq të tij dhe më pas ka nisur përplasja fizike mes palëve.

Konflikti, që fillimisht nisi me sende të forta, degradoi në shkëmbim zjarri. Hetuesit dyshojnë se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov të Rexhep Ismailit. Pas kësaj, një prej të rinjve që ndodhej me të, i dyshuar si shtetasi Lulzim Tabaku, ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të 66-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen.

31-vjeçari Vogli, rezulton person me precedentë penalë. Ai është proceduar më herët për “drejtim të parregullt të automjeteve”, ndërsa në gusht të vitit 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si edhe për “kultivim të bimëve narkotike”. Ende nuk dihet nëse ai ka kryer dënim për këto vepra penale.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?