EMRI/ Zbulohet “nyja” e internetit për Call Center-in mashtrues në Tiranë

Zbardhen detaje nga hetimi dy vjeçar për goditjen e një rrjeti call center-ash në Tiranë, të përfshirë në mashtrimin e mijëra qytetarëve evropianë, kryesisht austriakë. Sipas të dhënave, informacioni i parë është përcjellë nga autoritetet austriake më 25 nëntor 2024, pas dyshimeve për përfitime të paligjshme që kapin mbi 30 milionë euro vetëm gjatë periudhës 2023–2024. Operacioni u finalizua me 10 arrestime, ndërsa aktiviteti dyshohet se kishte nisur të paktën që në vitin 2023.
Skema e mashtrimit funksiononte përmes reklamave të rreme me figura publike, që i orientonin viktimat drejt platformave online. Më pas, operatorët që prezantoheshin si “këshilltarë financiarë” bindnin qytetarët të instalonin programe si “AnyDesk”, duke u marrë kontrollin e kompjuterëve në distancë. Për të fshehur gjurmët, përdornin VPN dhe maskonin adresat IP, por hetimet çuan në identifikimin e dy IP-ve të lidhura me Shqipërinë, çka hapi rrugën për zbulimin e rrjetit.
Një nga personat kyç të identifikuar është Eduard Dalla, 48 vjeç, i arrestuar, i cili rezulton i lidhur me kontrata interneti të regjistruara në emra fiktivë si “Jose Santos”. Përmes kompanive “Sonet shpk” dhe “Sonet Solution”, të dyshuara si struktura mbuluese, ai kërkonte të siguronte të paktën 7 linja interneti që përfundonin në ambientet e call center-ave. Sipas hetimeve të përbashkëta me autoritetet austriake, Dalla dyshohet se luante rolin e ndërmjetësit mes operatorëve mashtrues dhe ofruesve të internetit, me qëllim vështirësimin e gjurmimit të aktivitetit përmes IP-ve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Iu shiste doza kanabisi adoleshentëve, arrestohet 22-vjeçari

Ankohet i arrestuari, i vendos kusht gjykatës: Më transferuan me tendencë, eci dy orë në zhul

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë

Shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Raporti i KLSH ‘nxin’ Bashkinë e Sarandës, mbi 5 mijë ha pasuri të paregjistruara

Trupi i shqiptarit ishte futur në një thes me blloqe betoni, familjes iu bë presion të mos e kërkonte

“Nuk dal, do dogjem bashkë me shtëpinë” –Zjarrfikësi rrëfen sekondat dramatike nga shpëtimi i të moshuarës te kompleksi"Arlis"

Zjarri në kompleksin “Arlis”, i shkaktuar nga disa të mitur? Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë





