EMRT/ Zbardhet plagosja me armë e Brian Syzos, identifikohen 4 autorët! Vihen në pranga 2 prej tyre

Dy persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Pogradec ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri Brian Syzo.
Pas autorit Nikolla Agolli që u arrestua pak momente pas plagosjes, në pranga ka rënë bashkëpunëtori i tij David Prifti, ndërsa 2 të tjerë, M. B., 40 vjeç, dhe E. A., 22 vjeç, janë shpallur në kërkim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me 35 vjeçarin Brian Syzo, kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.
“Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, një 35-vjeçar, u identifikuan 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, të katërt me precedent penal për krime kundër personit.
2 prej tyre, shtetasit N. A., 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, dhe D. P., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Pogradec, u vunë në pranga, ndërsa 2 të tjerët, shtetasit M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Pogradec, dhe E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas, u shpallën në kërkim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me shtetasin B. S., 35 vjeç, kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.
Njëri prej autorëve kryesorë u lokalizua dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe ndjekjes së pandërprerë nga shërbimet e Policisë.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë.
35-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.”- r veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve në Valbonë, IKMT gjobit subjektin me 2 milionë lekë

Mbylli në shtëpi fëmijët e tij për të takuar një 14-vjeçare, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë! Banorët: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë

Maliq/ Insekti i rrezikshëm bën kërdinë, shteti me zgjidhje gjeniale: "Spërkatni arat me dronë"





