Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Energjia, 18 HEC-e dalin nga marrëveshja me shtetin për të shitur në treg të lirë

P
Piranjat15 April 2026, 08:20 · 3 min lexim
Energjia, 18 HEC-e dalin nga marrëveshja me shtetin për të shitur

Vitin e shkuar të paktën 18 hidrocentrale kanë dalë në treg të lirë për të shitur energji si të pavarur. Bëhet fjalë për hidrocentrale të vegjël me kapacitet deri në 15 MW dhe që njihen si prodhues me përparësi ku marrëdhënien e kanë me Furnizuesin e Tregut të Lirë.

Këta të fundit energjinë e prodhuar mund ta shesin tek kompania publike me një çmim fiks prej 10 lekë/KWh por duket se për vitin e shkuar disa prej tyre e kanë parë më të arsyeshme daljen në tregun e lirë. Kapaciteti i tyre mbetet i kufizuar dhe prodhimi llogaritet sa 1 për qind e prodhimit neto kombëtar sipas Entit Rregullator të Energjisë.

“Sa i përket liberalizimit të tregut, procesi ka vijuar me daljen në treg të lirë të 18 HEC-eve të lidhura në shpërndarje, me kapacitet 34.17 MW, të cilat më parë operonin me kontrata shitblerjeje me shoqërinë FTL sh.a. Në total, numri i centraleve hidrike që kanë kaluar në tregun e lirë gjatë këtij viti (përfshirë rrjetin e shpërndarjes dhe atë të transmetimit) arriti në 19 impiante, me një fuqi të instaluar prej 36.67 MW.

Prodhimi i tyre prej 77,415 MWh përbën përafërsisht 1% të bilancit total të energjisë elektrike të prodhuar në vend për vitin 2025. Në tabelën më poshtë jepen të dhënat për secilin prej HEC-eve, pikë lidhjet respektive dhe sasia totale e energjisë së prodhuar prej tyre në treg të lirë” raportoi Enti Rregullator i Energjisë në raportin e tij  vjetor.

Prodhuesit me përparësi të energjisë shesin pranë FTL atë sasi që prodhojnë teksa kompania e shpërndarjes e  çon këtë sasi për nevojat e saj që konsistojnë nga mbulimi i humbjeve tek furnizimi i bizneseve në treg të liberalizuar që janë disa mijëra subjekte në tension 35 kv,20 kv, 10 kv  dhe 6 kv.

Në vend janë disa qindra hidrocentrale pjesë e kontratave koncesionare të  ndërtuara pas politikës që shteti ndoqi nga viti 2007 e në vazhdim. Pjesa më e madhe e tyre janë me kapacitet nën 15 MË ndërkohë që një pjesë e vogël por me kapacitet të konsiderueshëm janë të pavarur.

Kapaciteti total prodhues i energjisë elektrike i instaluar në vendin tonë deri më 31 dhjetor 2025 është rreth 3,475 MW ku dominon hidroenergjia. Kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaike për vitin 2025 arrin në 631,07 MW, duke përbërë rreth 18% të kapacitetit total të centraleve të instaluara në vend./Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.