AKTUALITET
Era e fortë riaktivizon zjarrin mes fshatit Lekas dhe Voskopojë

Zjarri i rënë në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”, në Njësinë Administrative Voskopojë të Bashkisë Korçë, është riaktivizuar për shkak të erës së fortë.
Aktualisht në terren po punojnë forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit.
Ndërkohë, janë angazhuar edhe forca të tjera mbështetëse, të cilat po drejtohen drejt zonës për të përforcuar operacionin dhe për të vënë sa më shpejt nën kontroll situatën.
Autoritetet bëjnë me dije se do të vijojnë monitorimin e situatës dhe do të informojnë në vijimësi mbi zhvillimet e operacionit.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Përplasje me policinë, protestuesit heqin një prej gardheve metalikë para Kuvendit

Policia ‘blindon’ aksin para Parlamentit, qytetarët debat me efektivët: Hapeni rrugën!

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

Policia e Shtetit “blindon” Tiranën, dy perimetra sigurie për protestën para Parlamentit

Parashikimi i motit për sot, 23 korrik 2026









