Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

P
Piranjat23 July 2026, 16:47 · 2 min lexim
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe orëve të para të së shtunës. Sipas njoftimit, nga ora 14:00 e datës 24 korrik deri në orën 06:00 të datës 25 korrik 2026, priten erëra nga drejtimi veri-veriperëndim me forcë deri në 6-7 ballë, me shpejtësi 15-25 m/s, si dhe dallgë me lartësi nga 1.5 deri në 3.5 metra.

Për shkak të këtyre kushteve, Kapiteneria ka ndaluar pajisjen me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur dhe në zonën Dhërmi-Himarë.

Ndërkohë, mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit brenda gjirit të Vlorës janë këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin masa për përballimin e situatës së përkeqësuar. Kapiteneria u ka kërkuar subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari detare të rrisin gatishmërinë, të sigurojnë mjetet në porte dhe të bashkëpunojnë për marrjen e masave të nevojshme.

Sipas njoftimit, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht, ndërsa përmirësimi i kushteve për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 25 korrik.

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.