Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit/ Si drejtor i ARRSH-së, hapi kompani ndërtimi dhe mori tendera!

P
Piranjat21 September 2026, 18:57 · 4 min lexim
Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit/ Si drejtor i

Disa drejtorë dhe ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar për abuzime të shumta me detyrën, duke i shkaktuar arkave të shtetit dëme shumë të mëdha. Me apo pa dashje, telefoni i ish-drejtorit Evis Berberi ka zbuluar prova të shumta për Prokurorinë e Posaçme, prova që vijojnë të dalin, duke implikuar një mori zyrtarësh që paracaktonin tenderat me shumë zero.

Nëse Berberi, Balluku, Gjyli e Elezi janë marrë të pandehur, një ish-drejtor po vijon të kacafytet nga njëra anë në tjetrën, duke tentuar që t’i shpëtojë “kthetrave” të drejtësisë, pavarësisht se ka një “mal” me prova që e implikojnë në shumë procedura. Bëhet fjalë për Ergys Verdhon, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptarë, ndërkohë më parë ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Verdho u katapultua nga bizneset private në majën e institucioneve me shumë lekë, madje ai është një nga njerëzit më të besuar të ish-zv.kryeministres, pasi në të gjitha emërimet që i janë bërë “bekimin” dhe urdhrin e ka dhënë Belinda Balluku. Vox News ka analizuar disa dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit, tendera, akte noteriale e vendimmarrje të tjera, disa prej të cilave do të flasim në vijim, të cilat hedhin dritë se Verdho ka të njëjta veprime si Berberi.

Për kujtesë, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, është nën akuzë dhe i arrestuar, ku një nga episodet lidhet me favorizimin e ish-firmës së tij, në disa procedura tenderuese. Ndërkohë që Verdho është treguar pak më dinak, pasi ai nuk i dha tendera firmës së tij, por i mori nga “shokët” apo pasardhësit e tij në detyrë. Gjatë kohës që u emërua drejtor i ARRSH-së, hapi kompani projektimi dhe ndërtimi, ku kishte në pronësi 50 % të aksioneve të kompanisë “V&CE studio”.

Vox News ka mësuar se Verdho u emërua si punonjës në ARRSH-së në vitin 2018, fillimisht duke mbajtur pozicionin e nëndrejtorit. Më pas, në tetor të vitit 2019, u emërua si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, në momentin që mori detyrën e drejtorit të ARRSH-së, Ergys Verdho çuditërisht regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit një kompani, të quajtur “V&CE Studio”, ku Verdh kishte 50 % të aksioneve dhe 50 % i kishe Ndriçim Allkaj. Firma ka si objekt “vlerësim i pasurive të paluajtshme, projektim në fushën e ndërtimit”.

Pra, një zyrtar i lartë shtetëror i futet me “kokë” biznesit, në një kohë që ligji e përcakton qartë konfliktin e interesit. Ka dyshime se gjatë kësaj kohe, shumë kompani që Verdho u jepte tendera me shumë zero, kontraktonin fiktivisht këtë firmë, ndërkohë që hetimet e Prokurorisë së Posaçme apo të ndonjë organi tjetër ligjzbatues mund të hedhin dritë mbi këtë aferë.

Dokumentet e tjera të hulumtuara nga Vox News hedhin dritë mbi një dosje të mirëfilltë, pasi ish-drejtori i ARRSH-së dhe aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave, dyshohet se ka favorizuar firmën ku ishte pronar për t’u bërë presion firmave të ndërtimit.

Sipas dokumentit të mësipërm, në datën 24 nëntor 2020, Ergys Verdho i ka lënë me letra aksionet prej 50 % në firmën “V&CE Studio”, duke ia kaluar aksionerit tjetër Ndriçim Allkaj. Vlera e transaksionit është vetëm 5 mijë lekë, çka ngre dyshime të mëdha për veprime fiktive. /vox

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.