Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ...
AKTUALITET

Rasti u denoncua nga Piranjat/ Erion Braçe paraqitet në SPAK

P
Piranjat25 March 2026, 09:05 · 5 min lexim
Rasti u denoncua nga Piranjat/ Erion Braçe paraqitet në SPAK

Ashtu siç e kishin paralajmëruar Piranjat, deputeti Erion Braçe është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Deputeti Socialist është denoncuar në emisionin Piranjat për një konflikt i cili ka zgjatur më shumë se 20 vite.

Deputeti Erion Braçe është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga shtetasi Anduel Çekrezi, pronar i çertifikuar i një prone në “Imshtë” të Lushnjës,, të cilin Braçe e akuzonte si "mashtrues ordinerë" dhe "grabitës të tokës publike", ndërsa dokumentet zyrtare tregojnë një realitet tjetër.

Si nisi historia?

Gjithçka u rindez pas postimeve të zotit Braçe në rrjetet sociale, ku ai pretendonte se toka pranë lumit Seman, e përdorur historikisht nga banorët, po grabitej nga "zengjinë të rinj". Mirëpo, e vërteta dokumentare rezulton më komplekse. Pasuria në fjalë zotërohet me certifikatë të rregullt pronësie nga shtetasit Anduel dhe Elton Çekrezi, të cilët e kanë blerë atë në vitet 2022–2023 nga trashëgimtarët e ligjshëm.

Sipas avokatit Elis Bilali, transaksioni është kryer mbi një kartelë pasurie të lirë dhe në përputhje të plotë me Kodin Civil dhe ligjin për Kadastrën.

Shkresa e “cunguar” e ATP-së dhe zbulimi i dosjeve

Deputeti Braçe bazon sulmin e tij në një përgjigje të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), e cila fillimisht deklaroi se nuk kishte vendim për njohje pronësie në atë zonë.

Megjithatë, një verifikim më i thellë në arkivat fizike të institucionit nxori në dritë dy dosje (nr. 145 dhe nr. 156), që u korrespondojnë vendimeve të vitit 1998 për kthimin e pronës. Eksperti Romeo Nazarko shpjegon se mungesa e dokumenteve në ATP shpesh vjen nga burokracia ose keqmenaxhimi i arkivave gjatë transferimeve, por kjo nuk do të thotë se vendimi nuk ekziston, për sa kohë ai ekziston në regjistrat e Kadastrës dhe ish-ndërmarrjes pyjore të Bashkisë Lushnjë.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Imshtë pretendojnë se toka u përket atyre, duke u bazuar në një vendim të ish-Komunës Bubullimë të vitit 2005. Ky vendim, i marrë 7 vite pasi toka u ishte kthyer pronarëve, rezulton i kundërligjshëm. Hetimet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Lushnjës kanë vërtetuar se toka nuk ishte në juridiksionin e komunës për t’u ndarë. Disa banorë kanë përgatitur akte marrje toke të falsifikuara, për të cilat janë dënuar me burg dhe gjobë.

Gjykata e Apelit Vlorë, në vitin 2014, ka urdhëruar lirimin e pronës nga zaptuesit, vendim i cili ende nuk është ekzekutuar plotësisht për shkak të rezistencës së banorëve.

Përplasja me Braçen: Ligji i vitit 2024 për një vendim të ’98-ës?

Gjatë një ballafaqimi me "Piranjat", zoti Braçe ka përdorur si argument Ligjin për Burimet Ujore, duke pretenduar se toka nga lumi deri në argjinaturë është "publike dhe e patjetërsueshme".

"Si bëheni ju kundër një fshati të tërë dhe kundër interesit publik?", ishte reagimi i deputetit kur u pyet për bazën ligjore të pretendimeve të tij.

Juristët argumentojnë se një ligj i vitit 2012 apo 2024 nuk mund të ketë fuqi prapavepruese mbi të drejtat e fituara në vitin 1998. Në atë kohë, toka ishte e klasifikuar si tokë pyjore (pjesë e ndërmarrjes pyjore) dhe jo si "tokë lumi", fakt i konfirmuar edhe nga dëshmitë e vetë banorëve dhe ish-kryeplakut të fshatit, të cilët pranojnë se aty ka pasur pyll me plepa e shelgje përpara se vetë ata ta shpyllëzonin dhe ta kthenin në tokë bujqësore.

Ndërsa Prokuroria e Fierit po vijon hetimet, aktualisht nuk ka asnjë sekuestro apo kufizim mbi pronën.

Për avokatët e palës pronare, qëndrimi i deputetit Braçe është "populizëm elektoral" që nxit banorët drejt veprave penale, siç është zaptimi i tokës, ligje të cilat ai vetë i ka votuar në Parlament./Piranjat News

Rasti u denoncua nga Piranjat/ Erion Braçe paraqitet në SPAK

Rasti u denoncua nga Piranjat/ Erion Braçe paraqitet në SPAK

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.