Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

Ermal Nufi “kundër” Pirro Vengut, anulon tenderin 7.6 milionë euro për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë!

P
Piranjat15 April 2026, 20:58 · 3 min lexim
Ermal Nufi “kundër” Pirro Vengut, anulon tenderin 7.6

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka dalë haptazi kundër ish-ministrit Pirro Vengu, për një tender të majmë, për bazën ajrore në Kuçovë. Në fakt, për shkarkimin e Vengut kishte disa prapaskena, për shkak se ai nuk pranonte të firmoste në disa tendera sekretë, për njerëz të preferuar të mazhorancës apo edhe vetë kryeministrit.

Duket se, rotacioni në krye të ministrisë ka sjellë edhe ndryshim kursi, ku ministri i ri ka një qasje më liberale me firmën apo edhe më i zellshëm për të zbatuar porositë që i vijnë nga sipër. Nëse Vengu kishte frikë SPAK-un apo ndonjë hetim të mundshëm që mund të vinte, Nufi duket më i predispozuar që të firmosë gjithçka që i vjen në tavolinë.

Ndoshta, tenderi që ka anuluar ka qenë i “qepur” për dikë tjetër, dhe skema më e mirë është për t’a rihedhur nga e para, për të bërë dokumentet përkatëse. Redaksia jonë ka mësuar se këto tendera janë të destinuar të shkojnë te të njëjtët duar, që po marrin të gjitha paratë e mbrojtjes, ndaj dhe Nufi ka preferuar që procedurën t’a bëjë nga fillimi dhe jo me letrat e Vengut, pasi në këtë mënyrë do të ishte i ekspozuar që t’i kapej shkelja.

Në datën 14 prill 2026, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar njoftimin e anulimit të procedurës së kufizuar, e klasifikuar në nivelin “konfidencial”, prokurim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ermal Nufi “kundër” Pirro Vengut, anulon tenderin 7.6

Tenderi është hapur në datën 3 nëntor 2025, ndërkohë që objekti i kontratës është “ndërtimi i infrastrukturës së bazës Ajrore Kuçovë (ndërtim i rrugës perimetrale, nënkalimi dhe fibra optike)”, me vendndodhje Kuçovë. Fondi limit ka qenë plot 731,994,696, ose 7.6 milionë euro.

Ky ka qenë një nga tenderët më të mëdhenj të Pirro Vengut, ndërkohë që Nufi shkruan në dokument se arsyet e anulimit është për shkak se “autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit vetëm për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Nufi nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme, ndërsa mësohet se e njëjta procedurë e kërkuar me ngulm nga NATO do të rihapet./vox

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.