AKTUALITET

Abuzimet në Bashkinë Tiranë, Kalaja: Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Veliajt

Piranjat Përditësimi i fundit 30 April 2026, 12:00

Abuzimet në Bashkinë Tiranë, Kalaja: Si kaluan 6.8 milionë

Një kallëzim penal i depozituar në SPAK hedh dritë mbi një skemë të dyshuar korrupsioni dhe konflikti interesi në Bashkinë e Tiranës, që kap vlerën e 6.8 milionë eurove. Sipas kallëzimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-drejtori i Përgjithshëm Juridik, Alban Dokushi, dhe vëllai i këtij të fundit, përmbaruesi Besnik Dokushi, janë përfshirë në një mekanizëm ku mbi 90% e ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore të bashkisë i kalonin zyrës së përmbaruesit Dokushi.

Në një deklaratë për mediat, avokatja Adriana Kalaja shpjegoi se kallëzimi penal vë nën akuzë tre persona. Konkretisht, bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Alban Dokushin në cilësinë e drejtorit juridik të këtij institucioni, dhe përmbaruesin gjyqësor Besnik Dokushi. Akuzat bazohen në prova që tregojnë se zyra përmbarimore e Besnik Dokushit, vëllait të drejtorit juridik të bashkisë, ka përfituar pjesën dërrmuese të çështjeve për ekzekutim. Vlera totale e këtyre ekzekutimeve, sipas kallëzuesve, arrin në 6.8 milionë euro, një shifër disproporcionale krahasuar me zyrat e tjera. Për kontrast, të gjitha zyrat e tjera përmbarimore së bashku kanë ekzekutuar një vlerë prej vetëm 500 mijë eurosh.

Rruga ligjore e çështjes ka qenë e ndërlikuar. Fillimisht e depozituar në SPAK, dosja u delegua nga drejtuesi i këtij institucioni, Altin Dumani, tek Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit vendosi pushimin e çështjes, një vendim që u kundërshtua nga kallëzuesit.

Ankimimi u bë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku gjyqtari Dritan Hallunaj pranoi kërkesën, shpalli moskompetencën e Prokurorisë së Tiranës dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën e Posaçme.

Një seancë ishte parashikuar të mbahej në Gjykatën e Posaçme, por avokatja Kalaja kërkoi shtyrjen e saj. Arsyeja ishte se njoftimi i gjykatës ishte i paplotë, pa specifikuar të dhëna për subjektin e kallëzuar apo numrin e procedimit penal. Gjyqtarja Elsa Ulliri e pranoi kërkesën dhe caktoi seancën e radhës më 19 maj.

Adriana Kalaja: Në fakt, siç e kemi denoncuar dhe e kemi bërë dhe publike, bëhet fjalë për një kallëzim penal që ne kemi depozituar pranë SPAK-ut, ku subjektet e këtij kallëzimi ishin Erion Veliaj, me cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi me cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm juridik pranë kësaj bashkie dhe përmbaruesi gjyqësor Besnik Dokushi, për të cilin ne kishim referuar prova dhe fakte që përveçse ishte vëllai i Alban Dokushit, pra drejtorit të Përgjithshëm juridik, nga ana tjetër kishim konstatuar me prova konkrete se mbi 90% të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, por edhe të problematikave që kishte Bashkia Tiranë, kalonin për ekzekutim tek zyra e vëllait të Alban Dokushit, shumë e cila kapte vlerën 6.8 milionë euro deri në momentin që ne kemi bërë kallëzimin penal. Ndërkohë, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me detyrën dhe në këndvështrimin tonë edhe në shpërdorim të detyrës, duke qenë se 75A-ja e përcakton qartë se kush janë subjekte të hetimit të SPAK-ut, Altin Dumani, si duket ishte rasti kur nuk kishte marrë urdhër politik, e delegon këtë çështje për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës sërish edhe ajo në shkelje të ligjit procedural penal, por edhe të detyrës, vijon hetimet duke vendosur pushimin e çështjes. Këtë fakt ne e denoncuam në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, kur me thënë të drejtën, gjyqtari Dritan Hallunaj, në respekt të ligjit dhe detyrës, pranoi kërkesën tonë dhe shpalli moskompetencën e Gjykatës së Tiranës dhe të Prokurorisë së Tiranës dhe e ka kaluar për kompetencë në Gjykatën e Posaçme. Sot ne kishim marrë njoftimin për këtë seancë, por unë kërkova shtyrjen sepse mu duk në fakt edhe pak e çuditshme dhe e paprecedent që në njoftimin e gjykatës unë nuk kisha asnjë të dhënë qoftë lidhur me subjektin e kallëzuar, qoftë dhe lidhur me numrin e procedimit penal.

Kështu që ndodhur në këto kushte, unë i kam kërkuar gjyqtares Elsa Ulliri shtyrjen e seancës me qëllim për t'u përgatitur për seancën e radhës dhe për të parashtruar të gjithë problematikat që ne kemi ngritur në kallëzim penal, që kjo çështje jo vetëm nuk duhet të pushohet, por kjo çështje duhet të hetohet sepse ne çmojmë se pjesën kryesore të veprave penale në këtë çështje e ka titullari i bashkisë që është Erion Veliaj dhe nën miratimin dhe marrëveshjen e titullarit dhe drejtuesi Alban Dokushi, ish drejtori i përgjithshëm Alban Dokushi, ka bërë dhe këto veprime që në këndvështrimin tonë janë veprime korruptive, në shpërdorim të detyrës, në konflikt interesi dhe sipas nesh dhe në ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi është absurde që të gjithë zyrat përmbarimore kanë ekzekutuar një shumë prej 500.000 eurosh, ndërsa vëllai i Alban Dokushit ekzekuton një shumë prej 6.8 milionë euro…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?