Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
AKTUALITET

Krimet në familje nuk ndalen: 4 gra të vrara gjatë vitit 2026

P
Piranjat10 July 2026, 10:41 · 3 min lexim
Krimet në familje nuk ndalen: 4 gra të vrara gjatë vitit 2026

Vrasja e 55-vjeçares Bardhe Ziçi në Shkodër është ngjarja më e fundit që rëndon bilancin e krimeve në familje gjatë vitit 2026. Gruaja dyshohet se u qëllua për vdekje me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, 62-vjeçari Shtjefën Ziçi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Motivet e krimit mbeten ende objekt hetimi.

Rasti i Shkodrës është i katërti i regjistruar këtë vit, ku konfliktet brenda familjes kanë përfunduar me humbje jete, duke rikthyer shqetësimin për një fenomen që vazhdon të marrë viktima.

Ngjarja e parë u shënua më 2 janar. Në banesën e tyre, Llogora Xhebroj, 52 vjeç, vrau bashkëshorten, Sose Xhebroj, 48 vjeçe, duke e mbytur dhe më pas qëlloi veten me armë zjarri. Trupat u gjetën nga dy fëmijët e çiftit, 16 dhe 19 vjeç. Hetimet zbuluan se ata ishin në proces divorci dhe prej kohësh kishin konflikte të vazhdueshme.

Më 24 mars, një tjetër dramë familjare u regjistrua në fshatin Kuman të Roskovecit. Shefit Rrapaj, 80 vjeç, vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas i dha fund jetës. Trupat u gjetën nga djali i tyre. Sipas hetimeve, mes bashkëshortëve kishte pasur konflikte të vazhdueshme, ndërsa policia kishte ndërhyrë vetëm pak ditë para krimit pas një denoncimi për debat në familje. Familjarët pohuan se tensionet ishin shtuar edhe për shkak të problemeve të një prej djemve me lojërat e fatit. Pas ngjarjes, fëmijët refuzuan të merrnin trupin e të atit nga morgu dhe varrimi i tij u krye nga bashkia.

Krimi i tretë ndodhi më 6 qershor në Fushë-Mamurras të Kurbinit. Violeta Shpani, 57 vjeçe, e cila sipas autoriteteve vuante nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se goditi për vdekje me thikë nënën e saj 85-vjeçare, Dave Shpani. Fillimisht rasti u raportua si vdekje natyrale, por ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e Prokurorisë zbuluan se e moshuara kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara me mjet prerës.

Ngjarja e ndodhur dje në Shkodër e çon në katër numrin e krimeve të rënda në familje gjatë këtij viti. Pavarësisht ndërhyrjeve të mëparshme të policisë në disa raste apo konflikteve të njohura nga familjarët dhe autoritetet, pasojat kanë qenë fatale.

Këto ngjarje tregojnë se dhuna në familje mbetet një ndër sfidat më serioze për institucionet dhe shoqërinë shqiptare. Ato nxjerrin në pah nevojën për identifikimin në kohë të rasteve me risk, ndërhyrje më efektive të strukturave përgjegjëse dhe masa më të forta për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve që, gjithnjë e më shpesh, përfundojnë në tragjedi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.