Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi 270 mln euro dëm buxhetit në 2025-n! Tenderat ‘thembra e Akilit’

Veprimet arbitrare, abuzimet dhe shkelja e ligjit nga institucionet publike, sidomos në tendera, i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 270 milionë eurosh vetëm vitin e kaluar. Shifra është konstatuar vetëm nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka dorëzuar raportin vjetor në Kuvend. Një prej fushave me shkeljet më të mëdha janë tenderat thotë KLSH, ku një pjesëmarrës shpallet fitues edhe pse ka të njëjtat mangësi si konkurrenti i skualifikuar.
Dëmi ekonomik në vitin 2025 përllogaritet në vlerën 26.2 miliardë lekë (273 mln euro) referuar gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, bazuar në 190 auditimet që ka kryer vitin e kaluar në institucionet publike. Nga auditimet janë regjistruar me dhjetëra parregullsi, si nga institucionet qendrore, vendore apo në agjencitë publike, duke bërë që vlera e efekteve negative financiare të rritet në krahasim me 2024-ën kur ishte 16.4 miliardë lekë (172 mln euro). Në total janë dhënë 916 masa disiplinore, 59 gjoba dhe kanë rezultuar 722 veprime të kryera nga institucionet me pasoja financiare në dëm të buxhetit.
Auditimet financiare thuhet në raport kanë nxjerrë në pah mangësi në raportimin financiar dhe në pasqyrimin e detyrimeve, ndërkohë që vijojnë të theksuara problemet në prokurimet publike.
“Auditimet e përputhshmërisë kanë evidentuar dobësi të vazhdueshme në zbatimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, veçanërisht në fushën e prokurimeve publike, administrimit të pasurisë, menaxhimit të kontratave dhe disiplinës buxhetore”, thuhet në raport.
Me procedurat e prokurimit thotë KLSH ka mangësi me planifikimin e tyre, probleme në përllogaritjen e fondit limit si dhe në hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit. Në preventivet e tenderave përfshihen në mënyrë të paargumentuar dhe jo të drejtë për disa zëra punimesh, që nuk janë përcaktuar në përputhje me manualet përkatëse të ndërtimit vijon raporti.
E më tej vendi ka probleme edhe me vlerësimin e ofertave, të cilat kanë bërë që të kualifikohen operatorë që nuk përmbushin kriteret, e të tjerë janë s’kualifikuar padrejtësisht.
“Janë evidentuar raste kur operatorë janë skualifikuar për mungesë dokumentacioni, në të njëjtat kushte apo mangësi që ka patur dhe operatori ekonomik i shpallur fitues, duke sjellë trajtim të pabarabartë të operatorëve ekonomikë dhe duke cenuar parimet e transparencës dhe konkurrencës. Si pasojë, ofertat më të ulëta janë skualifikuar dhe procedura ka vijuar me oferta më të larta, duke çuar në kontraktim me vlera mbi nivelin optimal, me efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit”, thuhet në raport.
Probleme janë konstatuar edhe në tenderat me vlerë të vogël, pasi është evidentuar praktika e copëzimit të fondit, thotë KLSH duke shmangur procedurat e hapura të prokurimit, në kundërshtim me parimet e transparencës, konkurrencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.
Për shkeljet e konstatuara nga institucionet dhe agjencitë, KLSH thotë se ka bërë 8 kallëzime penale, për rastet ku auditimi zbuloi shkelje të rënda të ligjit si dhe i janë dërguar organeve ligjzbatuese, edhe 43 materiale të tjera për çështje që kërkojnë hetime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prokuroria e Tiranës godet tre call center në kryeqytet! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Eksperimenti televiziv/ Çifti gjerman emigron në Shqipëri, largohen të lemerisur, përfundojnë të divorcuar

Detaje të reja për pengmarrjen dhe dhunimin e bosit të Call-Centerave. Si nisi konflikti për shumën e madhe të parave

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjes së moshuar në Korçë

"Policia e kriminelëve", Rezart Kuçi paguante Sky Ecc për grupin, lekët ja niste Matodashaj me furgon





