Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

Euro bie në një tjetër minimum historik, gushti nis me forcimin e lekut në kulmin e sezonit turistik

P
Piranjat 5 August 2026, 15:51 · 2 min lexim
Euro bie në një tjetër minimum historik, gushti nis me forcimin e

Muaji gusht, i cili përfaqëson kulmin e sezonit turistik dhe periudhën me hyrjet më të mëdha të valutës në ekonominë shqiptare, ka nisur me një tjetër zhvlerësim të fortë të euros kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro zbriti sot në 93.13 lekë, duke prekur një tjetër nivel historik të ulët dhe duke vijuar trendin e forcimit të monedhës kombëtare.

Rënia nuk është kufizuar vetëm te euro. Edhe pothuajse të gjitha monedhat kryesore ndërkombëtare kanë humbur terren ndaj lekut. Dollari amerikan ra në 80.70 lekë, paundi britanik në 108.65 lekë, ndërsa franga zvicerane zbriti në 99.75 lekë. Në të njëjtën linjë u zhvlerësuan edhe dollari kanadez, dollari australian, korona norvegjeze, korona daneze, korona suedeze, si edhe juani kinez.

Ky është një zhvillim tipik për muajin gusht, kur hyrjet masive të valutës nga turistët, emigrantët dhe aktiviteti i shtuar në sektorin e turizmit rrisin ofertën e euros dhe valutave të tjera në tregun vendas. Si pasojë, leku forcohet dhe kursi i këmbimit zbret.

Megjithatë, niveli aktual i euros është ndër më të ulëtit e regjistruar ndonjëherë në tregun shqiptar, duke rikthyer debatin mbi ndikimin që një kurs kaq i fortë i lekut ka tek eksportuesit, industria fason, bujqësia dhe bizneset që realizojnë të ardhurat në euro, por paguajnë kostot në lekë.

Në anën tjetër, zhvlerësimi i valutave sjell përfitime për importuesit dhe për qytetarët që kanë kredi në euro, pasi ulen kostot e shlyerjes në monedhën vendase. Gjithashtu, importi i mallrave bëhet relativisht më i lirë, duke ndihmuar në frenimin e presioneve inflacioniste./ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.