Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

P
Piranjat22 July 2026, 10:12 · 6 min lexim
Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë

Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026” nga Euromoney, autoriteti më prestigjioz i industrisë financiare globale.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm që e pozicionon tashmë Credins bank si të parën dhe të vetmen bankë në Shqipëri të vlerësuar me këtë çmim për përgjegjësinë korporative, duke i dhënë një tjetër dimesion një rrugëtim shumëvjeçar investimesh, projektesh dhe iniciativash me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri dhe kominutet.

Në një mbrëmje gala e zhvilluar në Londër mblodhi drejtues të lartë dhe përfaqësues të bankave dhe institucioneve financiare nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer kete ceremoni në një nga takimet më të rëndësishme të industrisë financiare globale. Mes emrave të mëdhenj, Credins bank përfaqësoi Shqipërinë në Euromoney, ku drejtuesve më të lartë të bankës iu dorëzua çmimi “Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026”. Një çmim ky që merr një domethënie të veçantë jo vetëm për Credins bank, por edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në një arenë të tillë ndërkombëtare.

Pas këtij vlerësimi qëndron një punë e jashtëzakonshme dhe një angazhim i ndërtuar ndër vite. Për gjate nje procesi tē gjatë disa mujor vleresues, aktiviteti i Credins bank gjatë periudhës 2024–2025 iu nënshtrua një procesi shume intensiv dokumentimi, analizimi dhe prezantimi, duke sjellë në një panoramë të plotë përmasën e investimeve, projekteve, partneriteteve dhe të të gjitha iniciativave të realizuara duke prekur dhe impaktuar shoqerinë në çdo skaj të Shqipërisë.

Një proces që shkoi përtej evidentimit të shifrave apo rezultateve, duke dëshmuar kështu jo thjesht një model të konsoliduar suksesi në përgjegjësinë korporative, por duke sjellë një epokë të re të të bërit biznes. Një model ku suksesi financiar merr një dimension shumë më të madh dhe më human, duke u shndërruar në ndikim real dhe në vlerë të qëndrueshme dhe zhvilluese për shoqërinë shqiptare.

Përmes vizionit të drejtuesve dhe aksionarëve të bankës, përgjegjësia korporative, tashmë e konsoliduar ndër vite, është vendosur në zemër të filozofisë së Credins, duke u kthyer në një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit dhe rrugëtimit të saj. Me të njëjtën ambicie me të cilën banka ka zgjeruar praninë dhe rolin e saj në sistemin financiar shqiptar, duke u renditur ndër institucionet më me ndikim në vend, ka zgjeruar edhe hartën e kontributit të saj përmes qindra projekteve dhe nismave sociale në fusha jetike për zhvillimin e vendit. Nga arsimi, shëndetësia, arti dhe kultura, te sporti, mjedisi, teknologjia dhe mbështetja për komunitetet në nevojë, Credins ka shkuar përtej mbështetjes tradicionale, duke i dhënë një dimension të ri investimit njerëzor dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe komunitetit. Vetëm gjatë vitit 2025, Credins bank realizoi 175 iniciativa në kuadër të përgjegjësisë korporative, të orientuara në linjë me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara, duke rritur kështu ndjeshëm kontributin në këtë drejtim dhe njëherazi duke zgjeruar çdo vit e më shumë numrin e përfituesve në të gjithë vendin. Një angazhim që dëshmon edhe një herë fuqinë dhe seriozitetin e Credins bank në çdo nismë të ndërmarrë. Ky kontribut disa vjecar merr sot një tjetër peshë përmes vlerësimit të Euromoney, një emër simbol i ekselencës vlerësuese në industrinë financiare globale. Prej dekadash, Euromoney është një pikë referimi për industrinë bankare ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e ndryshme që akordon ky institucion konsiderohen ndër vlerësimet më të rëndësishme, duke vendosur kështu përballë standardeve më të larta institucione financiare nga e gjithe bota.

Vlerësimi nga Euromoney i shtohet një historie të rëndësishme çmimesh që kanë vlerësuar ndër vite angazhimin e Credins bank në përgjegjësinë korporative. Në vitin 2023, banka u shpall fituese e çmimit të parë “SDG Business Pioneers Albania”, në kategorinë e biznesit të madh, në konkursin e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke u bërë banka e parë që merrte vlerësimin maksimal për kontributin e saj në fushën e përgjegjësisë sociale. Nga vlerësimi i Kombeve të Bashkuara, tek çmimi prestigjioz i Euromoney në Londër, Credins bank konfirmon kështu edhe një herë pozicionin strategjik dhe vlerën absolute që ajo ka sot në fushën e përgjegjësisë korporative në Shqipëri.“Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026” është një tjetër moment krenarie në historinë e bankës, por mbi të gjitha një arritje që i jep jehonë përtej kufijve një filozofie të lindur dhe ndërtuar me shumë përkushtim në vendin e vogël ballkanik, Shqipërinë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.