Arrestohet në Korfuz Lulezim Tabaku, i dyshuari për vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit...
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. C...
Një ofertë e pretenduar prej 1 miliard dollarësh, në këmbim të ndalimit të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabis&eu...
Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqip&...
Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi&...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari shqiptar i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, po i nënshtrohet m&eum...
Nga raportimet për dhunë e kanosje te betejat për kujdestarinë e djalit dhe pasurinë e përbashkët, Arlinda Zekaj kërkoi ...
Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë h...
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024.
Treguesi mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 mallra, shërbime ose aktivitete që konsiderohen të nevojshme për një standard jetese të përshtatshëm.
Në to përfshihen pagesa e qirasë dhe faturave, përballimi i shpenzimeve të papritura, konsumimi i rregullt i mishit ose peshkut, një javë pushime larg shtëpisë, zotërimi i një automjeti, zëvendësimi i mobilieve të konsumuara, blerja e rrobave dhe këpucëve të reja, mundësia për të shpenzuar një shumë të vogël për veten, pjesëmarrja në aktivitete sociale dhe aksesi në internet.
Të dhënat tregojnë se rreth 35% e popullsisë në Shqipëri (34.8%) jetonte në kushte të privimit të rëndë material dhe social në vitin 2024, niveli më i lartë në Europë.
Shifrat tregojnë se hendeku mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian mbetet shumë i madh. Mesatarja e BE-së ishte rreth 6.3% në vitin 2024, rreth pesë herë më e ulët se niveli i regjistruar në Shqipëri.
Shqiptarët kanë shumë mungesa jo vetëm në raport me vendet e BE-sw, por edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Maqedonia e Veriut e ka privimin material në nivelin e 11.6%, Serbia 10.3% dhe treguesi është pak më i lartë në Mal të Zi, me 12.3%. Nuk ka të dhëna për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën.
Në krahasim me vitet e mëparshme, norma e privimit material ka ardhur në ulje (në vitin 2018, treguesi ishte gati 46%), sërish ajo mbetet të paktën dy herë më e lartë e i dyti pas nesh.
Më pak europianë në vështirësi se një dekadë më parë
Në nivel të Bashkimit Europian, numri i personave që jetojnë në kushte të privimit të rëndë material dhe social ka rënë nga rreth 41 milionë në vitin 2015 në 27.5 milionë në vitin 2024.
Mesatarisht në BE, rreth 6.3% e popullsisë shfaq nivel të lartë të privimit material, me kryesimin që e mbajnë Rumania (16.8%), Greqia (14.9%), Bullgaria (15%) dhe niveli më i ulët është në Poloni (2%), Holandë (2.6%), Austri (2.9%), Çeki (2.6%).
Si matet treguesi i privimit material
Treguesi i privimit material, sipas përkufizimit të Eurostat, mat mungesën e detyruar të disa elementeve që konsiderohen të nevojshme dhe të dëshirueshme për një jetë të përshtatshme.
Ai mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elementët e mëposhtëm:
Elementët 1 deri në 7 lidhen me nivelin e familjes, ndërsa elementët 8 deri në 13 lidhen me nivelin individual./ Monitor
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alter...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri...
Gazetari Igli Çelmeta zbardhi të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Korçë, ku 43-vjeç...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Qytetarët janë zhvendosur tek rruga e Kavajës. Pasi ikën nga Bulevardi i Dëshmorëve, ata shkuan drejt sheshit Skënderbej p&e...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, duke ngritur dyshime serioze mbi aktivitetin e grupeve kriminale...
Një i dënuar 47-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në ambientet e Qendra Spitalore e Burgjeve, ku po...
Një qytetare ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, teksa mbante një pankartë me m...
Një qytetare në protestë ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen komunitetet lokale dhe zhvillimi i turizmit, duke...
Protestuesit në Tiranë janë të qartë: Ata janë kundër të gjitha partive politike. Madje edhe Arlind Qorit dhe Agron S...