Falsifikimi i dokumenteve në Kadastrën e Dibrës, arrestohet ish-kandidati i PS Daniel Gjura

Daniel Gjura, zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, që më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, si dhe kandidoi për deputet nën siglën e PS në zgjedhjet e 2025, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia. Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi policia e Dibrës goditi një skemë të dyshuar kriminale për tjetërsimin e paligjshëm të pronave në Dibër.
Burime bëjnë të ditur se momentalisht Daniel Gjura po merret në pyetje nga policia.
Daniel Gjura ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se më 17 qershor, pas një hetimi 7-mujor, Policia ka ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ndaj disa personave të dyshuar se kanë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij./bold
Lexo edhe
AKTUALITET
Mbyllet protesta e 38-të/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Nesër më shumë

Misteri i vrasjes së 19-vjeçarit shqiptar, që tronditi Suedinë

“SPAK heto 4 mln euro që do ikin në koncert”/ Protestuesi: Na quajtën korba e sorra, por nuk do të ikim nga sheshi

Protestuesi: Më hoqën nga puna si nëndrejtor shkolle se nuk iu sigurova 5 vota nga jashtë shtetit

Sazan Guri nga sheshi: Ky kryeministër do ikë, rrethimi i tretë do jetë fizik për parlamentin dhe qeverinë

Protestuesi: Njerëzit vdesin nëpër spitale për ilaçe! Rama dha 4 mln euro nga fondi rezervë për një këngëtar fashist!

“Rama jep dorëheqjen, boll me ofendime e sharje ndaj qytetarëve”/ Altin Hila: Kryeministër, je e keqja e Shqipërisë!

Koncerti i Kanye West, thellohet skandali





