
Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, E.S., dhe shtetasi E.H., i dyshuar si përfitues i gjashtë pronave të regjistruara në mënyrë të kundërligjshme, janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit. Ndërkohë, ndaj ish-hartografit pranë ASHK Fier, E.R., gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore”. Hetimet lidhen me procedimin penal nr. 1715, të nisur më 5 nëntor 2025, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas Prokurorisë, hetimi ka nisur pas dyshimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit, si dhe për tjetërsimin e tyre dhe qarkullimin e parave të përfituara. Çështja lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, përmes të cilit ishte njohur e drejta e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Falsifikoi dokumentet për 6 prona me ndihmën e ish-drejtorit të ASHK-së, Prokuroria e Fierit jep masën e sigurimit ‘Arrest me burg’ për dy personat nën hetim, masë edhe për topografin
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u arrestuan shtetasit, E.S., ish-Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe përfituesi i pronave, të dyshuara të marra me dokumente të falsifikuara E.H., si dhe u dha masë sigurimi ‘Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore’ për shtetasin E.R., ish-hartograf pranë ASHK-së Fier.
Hetimet mbi procedimin penal nr. 1715, datë 05.11.2025, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar respektivisht nga nenet 186, 143, 287 dhe 248 të Kodit Penal, nisën pas dyshimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit, si dhe tjetërsimin e tyre dhe qarkullimin e vlerave monetare të përfituara.
Fakti penal i dyshuar lidhet me vendimin e vitit 2008 i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që parashikonte njohjen e të drejtës së kompensimit për 100 ha tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit. Një prej trashëgimtarëve përfitues, shtetasi E.H., ka përfituar më pas, me Vendimin nr. 1944, datë 26.11.2018, të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kompensim financiar në vlerën 53.800.000 lekë.
Pavarësisht kompensimit financiar, nga hetimi dyshohet se gjatë vitit 2023, shtetasi E.H. ka ndjekur procedura për regjistrimin e 6 pasurive në ZK nr. 2436, me sipërfaqe totale rreth 71.7 ha, duke iu referuar Vendimit nr. 246, datë 21.02.2008.
Hetimi deri ne këtë fazë ka evidentuar veprimet e E.S., ish-Drejtor i ASHK Fier, dhe E.R., ish-hartograf pranë ASHK Fier, lidhur me trajtimin administrativ dhe kadastral të dokumentacionit të përdorur për regjistrimin e pasurive.
Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë tjetërsuar nëpërmjet shitjes, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme. Hetimi vijon për verifikimin e këtyre transaksioneve, gjurmimin e vlerave monetare dhe përcaktimin e destinacionit të tyre.
Gjatë hetimit u sekuestruan edhe 715.976 euro, të depozituar në llogarinë bankare të E.H. Si dhe janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike dhe materiale të tjera, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.
Hetimi vijon për dokumentimin e plotë të rrethanave të çështjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe individualizimin e përgjegjësisë penale.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Shtator10:35
Bashkëshortja e Alban Hoxhës ndërroi jetë pas lindjes së djalit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Elona Burbën dhe Petrit Rexhepin
Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit dhe la në fuqi dënimin për dy mjekët Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, të cilët ...
AKTUALITET
19 Shtator09:53
Sekuestrohen mbi 400 kilogramë kanabis në frigorifer, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Policia italiane ka sekuestruar mbi 414 kilogramë hashash, me një vlerë prej mbi 4 milionë eurosh, ndërsa në pranga ka rën&...
AKTUALITET
19 Shtator09:41
61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale
Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorganizim të plotë administrativ, financiar dhe zgjedhor të pushtetit ven...
AKTUALITET
19 Shtator08:13
Parashikimi i moti për ditën e sotme
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, pasi moti do të karakterizohet nga kthje...
AKTUALITET
18 Shtator23:25
Detaje/ Policia spanjolle godet rrjetin me tonelata kokainë drejtuar nga shqiptarët. Sekuestrohen 29 automjete luksoze
Tre persona janë arrestuar në Pilar de la Horadada, në kuadër të një operacioni madhor të Policisë Kombëtare spanjo...
AKTUALITET
18 Shtator22:13
Vlorë/ Zjarr në kuzhinën e një restoranti në Skelë, flakët përfshijnë garazhin nëntokësor
Një zjarr ka rënë në kuzhinën e një restoranti në Skelë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe gara...
AKTUALITET
18 Shtator21:49
Kush është 42-vjeçarja nga Durrësi që u përplas për vdekje nga kamioni i plehrave para syve të së bijës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së premtes në San Donà di Piave, pranë Venecias, ku një 42-vjeçare shqip...
AKTUALITET
18 Shtator20:32
Rruga Milot-Balldren, sërish hija e Ballukut në tenderin 365 milionë euro, fitues kompania nën hetim nga SPAK
Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do t...
AKTUALITET
18 Shtator20:23
Nga TikTok-u te “gara e vdekjes”, si humbën jetën 3 të rinjtë shqiptarë në Greqi
Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Glyfada të Athinës, ku humb&e...
AKTUALITET
18 Shtator18:06
E rëndë në Skrapar! Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi
Një foshnje 1-vjeçare është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ka dë...