Familja Rrapaj hap dyert e mortit! Ceremonitë mortore të dy bashkëshortëve do të bëhen të ndara, trupi i 80-vjeçarit ende në morg

Familja Rrapaj, në fshatin Kuman të Roskovecit, ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme (24 mars), ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë ( pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe e më pas qëlloi veten për vdekje.
Sipas burimeve konfidenciale, varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do te përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.
Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.
Motivet e krimit dyshohet se janë konfliktet e vazhdueshme të çiftit të moshuar, i cili edhe pak ditë më parë ka debatuar ashpër, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë.
Por edhe përpjekjet e bluve dështuan, pasi nuk e shmangën dot tragjedinë e dyfishtë vrasje-vetëvrasje në familjen Rrapaj.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rinis Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, ja kriteret që duhet të plotësohen

Efektivët shqiptarë të EOD përfundojnë me sukses stërvitjet “Night Sapper” dhe “Lethal Sapper”

Zbardhen rrethanat e tragjedisë në Roskovec, dyshohet konflikt familjar

Abuzim me tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Merr flakë koshi i mbeturinave, qytetari: Zjarrfikëses nuk i punonte pompa dhe u largua

VIDEO/ Momenti kur policia i gjen automatik 30-vjeçarit! Ja çfarë iu zbulua në shtëpi

Rasti u denoncua nga Piranjat/ Erion Braçe paraqitet në SPAK

Institucionet ua nxijnë bizneseve, me sisteme të çakorduara që po sjellin sorollatje e kosto shtesë





