AKTUALITET

‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat

Piranjat Përditësimi i fundit 15 May 2026, 15:58

‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja

Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës një shqiptarë i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe dënuar me një vit burg në mungesë në vitin 2022 për përdorim celulari kur ishte në paraburgim e humbi betejën e bllokimit të ekstradimit nga Anglia në Shqipëri.

Ky është i kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi njohur si “Fania Beratit”, ish-bashkëpunëtor i Talo Çelës, i cili i tha Gjykatës në Londër se nëse ekstradohej i rrezikohej jeta pas një tentative të dështuar për ta ekzekutuar po nga Talo Çela në nëntor 2020.

Irfan Azizi po ashtu i tha gjykatës së nëse do të ekstradohet ky veprim do të kishte një impakt shkatërrues për bashkëshorten dhe katër fëmijët me të cilët ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe. 

Gjykata ka shprehur habi kur Irfan Azizi deklaroi se kishte paguar 5.000 euro për ta mbyllur këtë çështje gjë e cila ka shërbyer negativisht në bllokimin e ekstradimit.

Në vendimin e disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, gjyqtarja  Annabel Pilling thotë se:

“Unë nuk konsideroj se mund të arrij në përfundimin se ndikimi mbi familjen tejkalon detyrimet e Mbretërisë së Bashkuar dhe respektin që duhet t’i tregohet dënimit të ligjshëm dhe vendimit të ligjshëm të shqiptuar nga një gjykatë në një shtet tjetër.  Duke peshuar interesin e lartë publik që Mbretëria e Bashkuar të respektojë detyrimet e saj dhe kërkesën e bërë nga Irfan Azizi , si dhe faktin që ai  korruptoi një gjyqtar me shpresën për ta mbyllur çështjen, kundrejt ndikimit mbi familjen e tij  dhe jetën e tyre familjare, balanca anon qartë në favor të ekstradimit”.

Gjyqtarja britanike në pikën 73 të vendimit,  nuk i jep peshë dhe nuk e pranoi kërkesën e Irfan Azizit se nëse ekstradohet do tentohet të vritet përsëri.

“Kam arritur në përfundimin se edhe nëse ka pasur një tentativë ndaj jetës të Irfan Azizit  në nëntor 2020, e cila mund të mos jetë hetuar plotësisht nga policia në Shqipëri, ai  e ka ekzagjeruar nivelin e kërcënimit me të cilin është përballur atëherë dhe që përballet tani. Nuk e besoj deklarimin e tij se ai kishte frikë për sigurinë e partneres dhe fëmijëve të tij. Ata jo vetëm që kanë mundur të qëndrojnë të sigurt në Shqipëri pa të, por kanë qenë gjithashtu në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për t’iu bashkuar atij pa u bërë asnjë kërcënim. Pretendimi se policia i kishte thënë të “ikte” ishte një shtesë e vonshme në rrëfimin e tij për atë që kishte ndodhur, në përpjekje për të forcuar provat mbi çdo kërcënim që ai pretendon se ka përballur në Shqipëri”.

Gjyqtarja Pilling  shprehet se duhet të rrëzoj kundërshtinë e të kërkuarit të drejtësisë shqiptare dhe ta çoj çështjen tek sekretarja e shtetit për ta firmosur nga ku e  të theksohet se Azizi duhet të gëzoj të drejtën rigjykimit.

Irfan Azizi thotë gjyqtarja britanike ka 14 ditë kohë nga data e vendimit për ta apeluar. Por për momentin nuk mund të ekstradohet pa marrë përgjigje nga Home Office për kërkesën e azilit që ka bërë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?