“Çfarë bëni, po i vini shkelmin në fyt”/ Policia shtrin me forcë në tokë aktivistin dhe i vë prangat duke e tërhequr zvarrë!

Këto janë pamjet e tjera të arrestimit të një prej aktivistëve në protestën e sotme para Parlamentit, ku mes tyre u ndalua edhe Dritan Goxhaj.
Momentet tregojnë grupin e policëve që ndjek nga pas aktivistët dhe kërkon që t’i arrestojë me dhunë, edhe pse ata nuk i kanë sulmuar.

Madje në një çast efektivët i kanë shtrirë përtokë aktivistët, i kanë tërhequr zvarrë, duke shkaktuar edhe dëmtime trupore.
Në një moment aktivisti shihet që shtrihet në asfalt dhe madje dëgjohen thirrjet e protestuesve që akuzojnë uniformat blu se “po i vinin shkelmat në fyt” qytetarit.
“Nuk bëri asgjë, çfarë bëni, po i vini shkelmin në fyt”, bërtasin qytetarët teksa arrijnë të shpëtojnë një tjetër aktivist nga prangat, por jo të dytin, i cili u shtri në tokë dhe u prangos.
Më tej ai u tërhoq zvarrë drejt hyrjes së Kuvendit ku më tej u përcoll në makinën e Policisë.
Më tej nuk munguan edhe thirrjet “Lironi shokët tanë” apo ‘Lironi protestuesit, si s’ju vjen turp”.
Lexo edhe
AKTUALITET
I rrethuar me policë dhe me pranga në duar, Dritan Goxhaj: Këta janë provokatorët e Ramës

Punonjësi i Gardës arrestohet për dhunë pas denoncimit nga ish-bashkëshortja

Dyshohet se është në pronësi të Belinda Ballukut, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për vilën në Dhërmi

Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas dy muajsh arrati Marjaldo Nela

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit, arrestohet Dritan Goxhaj





