AKTUALITET
Çfarë ndodhi në Vlorë? Dy gra i japin fund jetës brenda pak orësh

Dy gra kanë humbur jetën këtë të hënë në Vlorë pasi janë vetëhedhur nga lartësia.
Sipas policisë, rreth orës 05:10, në lagjen “Kushtrimi”, shtetasja B. L., 62 vjeçe, u gjet pa shenja jete në rrugë nga shërbimet e urgjencës. Dyshimet paraprake tregojnë se ajo është hedhur nga kati i tretë i banesës së saj.
Ndërkohë, rreth orës 08:10, në zonën e Transballkanikës, në vendin e njohur si “Kulla Fegaj”, shtetasja Dh. M., 78 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës. Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Burime paraprake bëjnë me dije se të dyja gratë mund të kenë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Kriza e naftës rrit biletën Tiranë-Korçë, qytetari: Si të udhëtojmë me aq para? Ja u sëmura, do shkoj në spital , kush më përkrah?...

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare! Policia: Janë mashtrime, mos klikoni

AKU i bllokoi 4 ton bimë medicinale, reagon Ylli Merja: Kontrolli ishte i befasishëm

Detaje/ Ra nga antenat e Midës, punonjësi i ‘ONE’ qëndroi pa ndjenja gjithë natën në borë

Këshilltarët e opozitës në Bulqizë denoncojnë dhënien e kullotave në Martanesh për projekte energjetike

Në Mal të Martaneshit banorët tregojnë problemet: Nuk kemi ujë...

'Ligji për gjuhët është i qartë' Studentët shqiptarë në protestë në Shkup: Mos mohoni të drejtën tonë

Narko-eurot shkatërrojnë ekonominë/ Banka e Shqipërisë u detyrua të blejë 1 miliardë euro në 2025-ën





