Çfarë po ndodh me Bashkinë Himarë? Tavo “shkrin” IMT-në për herë të dytë për ndërtimet pa leje

Precedenti është i dokumentuar. Më 9 qershor 2025, Tavo pezulloi drejtuesin dhe punonjësit e IMT-së së Himarës, pasi në Dhërmi, Drimadhë dhe Jalë ishin evidentuar një sërë ndërtimesh pa leje. Në të njëjtën periudhë, IKMT ndërhyri në terren duke shembur katër objekte në Jalë dhe duke vijuar aksionin me objekte të tjera në Dhërmi.
Pikërisht përsëritja e së njëjtës situatë ngre pikëpyetjen kryesore: çfarë po ndodh me kontrollin e territorit në Bashkinë Himarë?
Nëse një strukturë shkrihet apo riorganizohet për shkak të ndërtimeve pa leje dhe, pas pak më shumë se një viti, problemi shfaqet përsëri, atëherë çështja nuk kufizohet vetëm te përgjegjësia individuale e inspektorëve. Pikëpyetjet shkojnë te funksionimi i të gjithë mekanizmit të kontrollit, mënyra se si evidentohen ndërtimet dhe përgjegjësia institucionale për lejimin e tyre.
Himara, Dhërmiu, Jala dhe zonat e tjera të rivierës janë ndër territoret me presionin më të madh të zhvillimit turistik dhe ndërtimor në vend. Për këtë arsye, kontrolli i territorit mbetet një prej çështjeve më të ndjeshme për administratën vendore.
Në qershor 2025, ndërhyrja e Tavos u shoqërua edhe me raportime për procedime lidhur me dyshimet për shpërdorim detyre nga punonjësit e strukturës.
Tashmë mbetet për t’u sqaruar zyrtarisht se cilat ndërtime pa leje kanë shkaktuar ndërhyrjen e re, kush i ka lejuar ato, sa kohë kanë vijuar punimet dhe cilët zyrtarë do të mbajnë përgjegjësi.
Për herë të dytë, problemi duket se kthehet në të njëjtën pikë: ndërtohet pa leje dhe më pas kërkohen përgjegjësit brenda institucionit që duhej ta kishte parandaluar ndërtimin që në nisje.
Lexo edhe
AKTUALITET
I kërkuan 20.000 euro për letrat e shtëpisë, qytetarja e Vlorës denoncon Kadastrën te politikani italian

“Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin” - Plas sherri në burgun 302, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur

Zjarret në Lundër e Shkozë, policia arreston të moshuarin

27 vatra zjarri gjatë 24 orëve! 5 ende aktive, 2 në monitorim

Përplasen dy automjete, plagosen katër persona





