‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut
Prej një muaji e gjysmë shqiptarët janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, që...
Prej një muaji e gjysmë shqiptarët janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, që...
Qytetarët kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë para godinës së Kryeministrisë, në tubimin ...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbylli të mërkurën afatin 9-mujor të punës pa një ...
Deri pak kohë më parë, Kep Merli zinte një vend të veçantë në profilin e Dua Lipës. Këngëtarja kishte n...
Protestuesit në Shqipëri e cilësuan si një “fitore morale” deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, se qeveri...
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u regjistrua një përplasje me...
Valët gjithnjë e më të forta të të nxehtit po detyrojnë vendet evropiane të marrin masa të pazakonta për t&e...
Një familje në SHBA ka mbetur e shkatërruar pasi qeni i tyre shkaktoi pa dashje një zjarr masiv që përfshiu të gjithë ...
Një talent i ri i tenisit argjentinas ka humbur jetën në një aksident tragjik automobilistik, teksa po festonte fitoren e Argjentinës...
Detaje të reja kanë dalë nga rasti i abuzimit me fondet e degës së Postës Shqiptare në Durrës, ku një auditim i Dre...

Katër tenderat e mirëmbajtjes së akseve rrugore kombëtare janë shndërruar në një farsë të mirëfilltë, teksa ARRSH praktikisht ka ekzekutuar çdo garë të mundshme financiare.
Kapitali publikon dokumenta zyrtarë që faktojnë se fituesit e llokmës 47.5 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve kryesore të vendit për katër vitet e ardhshme janë paracaktuar pa shkuar fare tek gara financiare mes kompanive, përmes marifetit të skualifikimeve në fazën parakualifikuese, e ashtuquajtura short listing.
Tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare ishin modeluar me dy faza. E para është faza e short listing, ku ARRSH vlerëson kompanitë që plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar. Ato që vlerësohen se i përmbushin kriteret më pas kalojnë në fazën e dytë, ku garojnë me ofertat financiare.
Por ajo që ka ndodhur këtë herë është një batërdi e mirëfilltë, pasi në të katër tenderat ARRSH ka kualifikuar nga vetëm një kompani.
Salillari, Bami, 2T dhe Geci do të garojnë më veten
Ky në foton më poshtë është vlerësimi short listing për kontratën D, që ndryshe njihet si loti 4. Ky lot mbulon mirëmbajtjen e akseve në rajonin jugor të Shqipërisë dhe përfshin rreth 374.1 kilometra rrugë, me segmente si Tepelenë–Gjirokastër, Orikum–Himarë–Borsh, Levan–Vlorë dhe lidhjet drejt Konispolit. Fondi limit për këtë kontratë është gati 1.2 mld lekë ose 12.8 milionë euro.

Siç dëshmohet nga dokumenti, ARRSH ka kualifikuar vetëm një kompani për në fazën e dytë, Salillarin. Tashmë Pëllumb Salillari do të garojë me veten dhe sigurisht që është në kushtet për ofruar çmim deri në qindarkën e fundit të fondit limit pa u shqetësuar se do të humbasë tenderin.
E njëjta situatë është edhe në kontratën B ose loti i dytë siç njihet ndryshe. Kontrata B përfshin 294.1 kilometra akse rrugore në rajonin qendror dhe verilindor. Ndër segmentet kryesore janë lidhjet Tiranë–Rinas–Durrës, Thumanë–Milot, si dhe rrugët drejt Bulqizës dhe Peshkopisë. ARRSH ka kualifikuar për garë vetëm kompaninë Bami shpk për këtë lot.
Ky lot ka një fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose 11.7 milionë euro dhe tashmë kompania e Besnik Bamit do të garojë me veten, e pashqetësuar nga të tjerë.

Dy lotet e tjerë që plotësojnë golin janë të ashtuquajturat kontrata A dhe kontrata C. Kontrata A mbulon mirëmbajtjen e akseve në rajonin verior dhe përfshin 242.2 km rrugë, ku bëjnë pjesë segmente si Milot–Lezhë, Shkodër–Hani i Hotit, Vau i Dejës–Pukë dhe lidhjet drejt Kukësit e Shëngjinit.
Ky lot ka një fond limit prej rreth 815 mln lekë ose 8.7 milionë euro. Garuesi i vetëm në këtë lot do të jetë Geci shpk.
Ndërkohë kontrata C që është dhe më e madhja në vlerë, mbulon pjesën lindore dhe juglindore të vendit. Kjo kontratë përfshin, rreth 403 km rrugë, duke përfshirë akse si Elbasan–Qafë Thanë, Korçë–Kapshticë, Librazhd–Qukës dhe Lushnjë–Berat dhe ka një fond limit prej 1.37 mld lekë.
Kompania e vetme që do të lejohet të garojë financiarisht për këtë kontratë është 2T-ja e partisë. Kjo kompani zotërohet nga dy aksioner, Dritan Troksi dhe Artan Sako, vëllai i kryebashkiakut socialist të Tepelenës Gramos Sako.
Katër tenderat e mirëmbajtjes së akseve kombëtare të të gjithë vendit instalojnë në Shqipëri një preçedent ku kompanitë janë paracaktuar fituese pa u zhvilluar gara financiare duke ju mundësuar atyre të ofrojnë të qeta në kokë të fondit limit, pa patur frikën se dikush tjetër do ofrojë çmim më të ulët. Praktikisht kjo ësht një farsë. Farsa Kozeli, që ka vendosur të bëhet dhëndërr për herë të dytë, këtë herë me sa duket, me pajë. /Kapitali
TIRANË- Një qytetare, ka folur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke rikujtuar arsyet që kanë sjell&eum...
TIRANË- Gjatë protestës në Tiranë, një prej pjesëmarrësve ka ngritur akuza ndaj qeverisë për mungesë...
Sulmi mbi një autobus shqiptar në Gjermani gjatë vitit të kaluar tronditi opinionin publik. Mbi ngjarjen pati shumë spekulime. Por tash...
Kumrie Zika, një hajdute seriale, është kthyer në makthin e bizneseve të Tiranës muajt e fundit. Rasti më i freskët &eu...
Hetimet për ngarkesën prej 80 kilogramësh kokainë, e sekuestruar në muajin shkurt në portin e Vigos, kanë hyrë në n...
Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të dyshuar të trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi 111 kilogramë kokainë...
Në kulmin e sezonit turistik, kur mijëra pushues kanë zgjedhur Sarandën për të kaluar pushimet, qyteti bregdetar po përballet...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranë...
Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një të riu shqiptar. Viktima është identifiku...
Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Apeli ka lënë n...