Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Fasada e ktheu në pishtar, Gjana zbardh shkakun e përhapjes së tmerrshme të flakëve në pallat

P
Piranjat15 April 2026, 13:23 · 3 min lexim
Fasada e ktheu në pishtar, Gjana zbardh shkakun e përhapjes së

Përhapja e flakëve me një shpejtësi tronditëse në pallatin e "Arlis shpk", pamjet e të cilit ishin dramatike, ka ardhur si pasojë e materialit të fasadës.

Bardhyl Gjana, ekspert i sherbimit zjarrefikes konfirmon se struktura e veshjes së jashtme të ndërtesës ishte faktori kryesor që çoi në përhapjen vertikale të zjarrit në pak minuta.

Sipas tij, është evidente që problemi qëndronte tek fasada. Zjarri, i cili nisi në katet e para, u ngjit deri në katin e 13-të me një “shpejtësi jashtëzakonisht të madhe”.

Megjithatë, se cili ishte elementi specifik problematik i fasadës, kjo mbetet për t’u përcaktuar nga grupi i ekspertizës që do të kryejë kqyrjen e detajuar të godinës.

" Operacionet tona u fokusuan aty, ku më pak se 10% e sipërfaqes totale të kompleksit u përfshi nga zjarri, ndërsa pjesa tjetër e kompleksit u shpëtua.

Çdo ndërhyrje bazohet në situatën në terren dhe kapacitetet e momentit.

Në rastin konkret, shërbimi zjarrfikës ndërhyri në mënyrë efektive dhe me mjetet në dispozicion.

Dhe fokusi ynë ishte vatra e zjarrit dhe minimizimi i dëmeve.

Çdo ndërhyrje ka kufijtë e saj, por u bë e mundur e gjitha duke menaxhuar situatën që kishim përpara.

Theksojmë se ai ishte një pallat i banuar nga banorët dhe mos pasja e asnjë humbje jete, do të thotë një punë e jashtëzakonshme nga shërbimi zjarrfikës.

Sepse raste të ngjashme në të gjithë, në të gjithë vendet e botës ka pasur pasoja. Ju e dini shumë mirë, keni parë lajmet vjet në Zvicër çfarë ndodhi vetëm me një lokal skish, domethënë që ishte një hapësirë, një pjesë e hapur lokali. Imagjino çfarë ndodhi, patëm gati 100 humbje jete. 

Zhvillimi i ndërtimeve të reja në lartësi, padyshim e vështirëson ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Kjo ngelet një sfidë më vete, jo vetëm për shërbimin zjarrfikës të Shqipërisë, po për të gjithë shërbimet zjarrfikëse në mbarë botën.

Fokusi jonë mbetet parandalimi i përhapjes së flakës dhe minimizimi i tyre.

Materialet  të cilat ishin, realisht fasada, zjarri u përhap në një shpejtësi shumë të madhe.

Pa dyshim që struktura e fasadës ndikoi në përhapjen e flakëve. Cili element i saj mbetet për t'u parë nga grupi që do të bëjë kqyrjen nga ekspertiza. Cili ishte elementi shkaktar, por padyshim ajo është evidente, duket dhe në videot që ju keni transmetuar më parë që, që zjarri nga kati zero nisi dhe u shpërnda deri në katin e 13-të me një shpejtësi jashtëzakonisht të shpejtë. Kjo do të thotë që patjetër ka çaluar fasada", u shpreh Gjana.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.