Berisha: Sondazhet e fundit tregojnë rënie katastrofike të PS në 29%, vetë Rama është nën partinë
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme n...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. N&e...
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që r&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. P&eum...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Krakull” të Libohovës, në pronësi të familjes ...
Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të jetë ende aktive, duke...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 74-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se dy muaj, qyt...

Në Ministrinë e Financave ka nisur puna për përgatitjen e parashikimeve buxhetore afatmesme 2027–2029, por hulumtimet ndërmjet disa zërave, kryesisht në investimet publike, duket se tregojnë mbivlerësime dhe nënfinancime në disa zëra të sektorit të transportit rrugor.
Për shembull, në tabelat e zërave të investimeve që Ministria e infrastrukturës i ka dorëzuar Ministrisë së Financave, për vitin 2027 janë planifikuar të financohen rreth 514 milionë lekë, ose rreth 5.5 milionë euro, për shërbime inxhinierike të pavarura ndaj kontratave koncesionare, ndërsa për emergjencat dhe rrëshqitjet në rrugë që tashmë janë bërë rutinë janë vetëm 42 milionë lekë, ose 400 mijë euro.
Për shembull, për kontratën PPP që ka ndërtuar 18 kilometrat Thumanë–Kashar, qeveria paguan 85 milionë lekë për shërbime inxhinierike ndaj koncesionit, gati 900 mijë euro. Kjo shumë jepet çdo vit përgjatë gjithë periudhës së koncesionit dhe shërben për të monitoruar se si po zbatohen kontrata ndërmjet shtetit dhe privatit.
Struktura e fondeve për shërbimet inxhinierike të pavarura në vitin 2027 dominohet nga paketat e mëdha rrugore. Vetëm për paketën e segmenteve Kashar–Pëzë–Lekaj, Lekaj–Konjat–Fier dhe Milot–Thumanë, buxheti parashikon një fond për shërbime inxhinierike prej 223 milionë lekësh, ose 2.3 milionë eurosh në vitin 2027.
Ndërkohë, fazat e operimit dhe mirëmbajtjes së kontratave koncesionare ekzistuese, përfshirë Rrugën e Arbërit, autostradën Milot–Morinë, si edhe aksin Porti i Jahteve – Bypass Orikum–Dukat, thithin nga 60 milionë lekë secila, pa llogaritur kontratat e tjera portuale dhe hekurudhore.
Ndërsa qeveria ka rezervuar një faturë prej afro 515 milionë lekësh (rreth 5.5 milionë euro) vetëm për shërbimet inxhinierike të pavarura dhe mbikëqyrjen e kontratave koncesionare (PPP) dhe të partneritetit publik-privat, fondet e destinuara për përballimin e ngjarjeve të papritura në rrjetin rrugor kombëtar mbeten në nivele simbolike.
Sipas të dhënave nga dokumentet buxhetore të Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë, zëri i miratuar për emergjencat që mund të dalin gjatë viteve në ARRSH për vitin 2027 është parashikuar në vlerën e vetëm 40 milionë lekëve.
Kjo do të thotë se për çdo 4 lekë të alokuar për të përballuar situata emergjente apo dëmtime dhe rrëshqitje të paparashikuara në akset nacionale të vendit, shteti shpenzon mbi 50 lekë vetëm për të paguar mbikëqyrjen dhe supervizionin e projekteve të mëdha koncesionare të rrugëve dhe porteve.
Ekspertët e fushës vënë në pikëpyetje buxhetin, kur përballen me faktin se një fond prej 40 milionë lekësh për emergjencat rrugore është i pamjaftueshëm për të mbuluar qoftë edhe një ndërhyrje të vetme madhore rehabilituese në raste bllokimi aksesh nga moti i keq apo dëmtimet e papritura të trupit të rrugës./Monitor.al
Bashkitë shqiptare nuk ushtrojnë ose kryejnë në mënyrë shumë të kufizuar gjashtë funksione që lidhen kryesis...
Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ku një 65-vjeçar...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79.8 lekë, në shitje me 81 lekë. Euro do të blihet me 92.4...
Në mars të vitit 1964, një prift i moshuar, i lodhur nga burgjet dhe përndjekjet, i shkroi një letër Kryeministrit të Shqip...
Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ar...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjell&eu...
Një person i pestë është akuzuar në lidhje me një incident ku një numër personash u ndaluan për shkelje të lig...
Pas organizimit të sulmit me thikë të improvizuar ndaj Denis Bajrit alias Brajoviç në burgun e Fierit, në kuadër të he...
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Fierit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në qendër të qyte...
Riaktivizohet zjarri mbi lagjen Abazaj, në afërsi të vendit të quajtur “Kroi i Madh”, pavarësisht ndërhyrjes së v...