Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Favorizime fiskale dhe kontrabandë”/ Xama: Nafta shitej 80$ kur në bursë ishte 100$, diferenca shkonte në offshore

P
Piranjat 6 April 2026, 21:28 · 3 min lexim
“Favorizime fiskale dhe kontrabandë”/ Xama: Nafta shitej 80$

Gazetarja Ola Xama ka ngritur akuza të forta lidhur me menaxhimin dhe shfrytëzimin e një prej fushave më të mëdha naftëmbajtëse në Shqipëri.

Sipas saj, kjo fushë përbën një nga asetet më të rëndësishme energjetike në vend dhe në Europën kontinentale, duke prodhuar rreth 90% të naftës në Shqipëri. 

Xama theksoi se problematikat lidhen që nga mënyra e dhënies me koncesion, deri te zbatimi i kontratës dhe përfitimet fiskale të dhëna kompanisë.

Në shfrytëzim një nga fushat më të mëdha janë naftëmbajtëset në Europën kontinentale dhe më të madhe në Shqipëri. Ka rreth 90 përqind të prodhimit të Shqipërisë.

Gazetarja nënvizoi se kompania koncesionare ka përfituar lehtësira të konsiderueshme fiskale, ndërsa është përfshirë edhe në skema të dyshuara kontrabande dhe shmangieje të tatimeve përmes rritjes së shpenzimeve.

Vijimi i shfrytëzimit të rritjes së shpenzimeve për të mos derdhur tatim-fitim në buxhetin e shtetit.

Duke iu referuar dy raporteve të auditit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), ajo vlerësoi se dëmi minimal për shtetin shqiptar arrin në rreth 100 milionë euro në vit.

Minimalisht janë afro 100 milionë euro në vit.

Sipas saj, nëse llogaritet tatim-fitimi që kompania duhet të kishte paguar që nga viti 2005 deri në vitin 2026, shifra totale mund të arrijë deri në rreth 1 miliard euro.

Një nga mekanizmat kryesorë të dyshuar është ai i transferimit të çmimit, ku nafta shitej nën vlerën e tregut tek një degë e vetë kompanisë jashtë vendit.

“Ajo deklaronte sikur e shiste naftën për 80 dollarë, ndërkohë që në bursë ishte 100 dollarë fuçia,” tha Xama, duke shtuar se diferenca prej rreth 20% transferohej në struktura offshore me tatim zero.

Sipas saj, kjo skemë nuk është reflektuar në raportet e auditit për shkak të mungesës së hetimit të thelluar institucional, ndërsa hetime të tjera janë referuar nga prokuroria e Fierit drejt Prokurorisë së Posaçme.

Në përfundim, Xama theksoi se vetëm nga kontratat e brendshme të huas që kompania i ka dhënë vetes, vlera e dyshuar arrin në rreth 200 milionë euro, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe kontrollin e sektorit të naftës në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.