FBI “zbarkon” në Tiranë, gazetari zbulon detaje: Janë sjellë dosje nga Uashingtoni

Për herë të parë, 235 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë u mblodhën në Tiranë në kuadër të një konference të FBI-së.
Gazetari Lavdrim Lita bëri me dije se në kuadër të takimeve janë sjellë edhe dosje nga Uashingtoni, të cilat, sipas tij, janë depozituar në Prokurorinë e Posaçme.
Lita tha se bëhet fjalë për materiale që lidhen me aktivitetin e grupeve shqiptare të trafikut të drogës në Amerikën Latine, të cilat sipas tij kanë rol në koordinimin e trafikut të kokainës drejt Evropës.
“FBI është prezentë në Shqipëri prej disa vitesh, për të luftuar narko-trafikun, që sjell në Shqipëri miliarda euro dhe ka tronditur dhe sëmurur ekonominë shqiptare. Sot është një ditë e mbarë. Janë diskutuar disa gjëra.
Mendoj që janë sjellë edhe dosje nga Uashingtoni. Dosje që kanë lidhje me narko-trafikantët shqiptarë në Amerikën Latinë, të cilët janë kordinatorët më të mëdhenj të trafikut. Dosjet janë depozituar në SPAK, sepse kjo ka qenë një kërkesë e Dumanit dhe Brahos, kur kanë zhvilluar takime në Amerikën Latine, sidomos në Buonos Aires, Bogota, dhe vende të tjera, ku janë këto krerët e grupeve shqiptare, që transferojnë në Europë, qindra tonelata çdo vit, të kokainës, dhe kjo helmon gjysmën e Europës më drogë dhe është problematikë shumë e madhe”, tha gazetari Lita në a2cnn.
Lexo edhe
AKTUALITET
Trafiku i 250 kilogramë kokainë/ SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën, i arrestuar në Brazil

EMRI/ Nga ëndrra për futboll te qelia, ja me sa vite burg dënohet i riu shqiptar në Britani

“Zbrisni se do pimë kafe”/ Skandal me linjën “Shkozë-Qendër” në Tiranë, shoferët ndërpresin shërbimin në orarin e punës

Denoncon protestuesi: Policët ndaluan aktivistin se filmoi motorin e tyre me targa false, janë efektivë të krimit

“Mafia shqiptare” ndez alarmin në Amerikën Latine, Uruguai nis gjurmimin e shtetasve nga Ballkani

Denoncimi/ Uji me orar në Tropojë, banorët: Nuk kemi as për të larë rrobat! Problematikë gjatë gjithë vitit

Rrjeti që ‘mbajti gjallë’ Dritan Rexhepin, gjurmë gishti në lateks. 7 mjekë dhe një zyrtar në pranga

I riu shqiptar arrestohet me makinë të vjedhur në Mal të Zi, edhe patenta e ‘fut’ në telashe





