Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v...
AKTUALITET

Fermat e mëdha kërkojnë rishikimin e skemës së TVSH-së për të nxitur zhvillimin e blegtorisë

P
Piranjat10 August 2026, 07:16 · 4 min lexim
Fermat e mëdha kërkojnë rishikimin e skemës së

Sivjet prodhimi vendas i qumështit ka shënuar rritje, si rezultat i zgjerimit të fermave të mëdha dhe përmirësimit të produktivitetit, sipas përfaqësuesve të sektorit.

Ata theksojnë se fermat e vogla po pakësohen gradualisht, ndërsa prodhimi po përqendrohet te fermat më të organizuara, të cilat po investojnë në zgjerimin e kapaciteteve.

Megjithatë, blegtorët dhe drejtuesit e fermave pohojnë se sektori vijon të përballet me pengesa që lidhen me funksionimin e skemës së TVSH-së, si për importin e kafshëve ashtu edhe për transaksionet brenda vendit.

Sipas tyre, këto pengesa po kufizojnë mundësinë e fermave të vogla për t’u zgjeruar dhe për të përmirësuar racën e bagëtive.

Konkretisht, fermerët e vegjël edhe pse për importin e kafshëve u është hequr TVSH-ja, nuk mund të importojnë drejtpërdrejt kafshë për shtimin e tufave, pasi importi kërkon licencë, të cilën shumë prej tyre nuk e disponojnë.

Nga ana tjetër, nëse zgjedhin t’i blejnë kafshët nga grosistët vendas, çmimit i shtohet TVSH-ja.

Edhe fermat e mëdha, megjithëse përfitojnë nga heqja e TVSH-së në importin e kafshëve, janë të detyruara t’i faturojnë ato me TVSH kur ua shesin blegtorëve të vegjël.

Duke qenë se këta të fundit zakonisht nuk janë subjekte të TVSH-së, ata nuk mund ta kreditojnë këtë vlerë, çka rrit koston e blerjes së kafshëve dhe e bën më të vështirë zgjerimin e fermave të vogla.

Një tjetër problem lidhet me blerjen e ushqimit për bagëtinë. Drejtues të fermave të mëdha shprehen se blejnë pjesën më të madhe të bazës ushqimore nga fermerët e vegjël, për një vlerë që arrin rreth 30 milionë lekë.

Meqenëse këto blerje nuk krijojnë TVSH të kreditueshme, fermat përballen me detyrime të konsiderueshme fiskale, duke paguar sipas tyre nga 2 deri në 3 mln lekë TVSH çdo muaj.

Përfaqësuesit e sektorit theksojnë se, ndryshe nga Shqipëria, në vendet e rajonit fermat rezultojnë shpesh me tepricë TVSH-je të kreditueshme, gjë që u lehtëson barrën fiskale dhe përmirëson likuiditetin.

Nga ana tjetër, përpunuesit e qumështit e konsiderojnë problem edhe normën 20% të TVSH-së mbi shitjen e produkteve të bulmetit.

Sipas tyre, vendet e rajonit aplikojnë norma më të ulëta për produktet e shportës ushqimore, duke i bërë prodhuesit e tyre më konkurrues. Për këtë arsye, ata përsërisin kërkesën për uljen e TVSH-së mbi produktet e përpunuara të qumështit.

Përfaqësuesit e sektorit argumentojnë se rishikimi i skemës së TVSH-së do të ndihmonte si fermat e mëdha, ashtu edhe ato të vogla të rrisnin investimet dhe prodhimin vendas.

Konkretisht, ata kërkojnë:

Uljen e TVSH-së në shitjen e produkteve të shportës ushqimore, përfshirë produktet e bulmetit, në nivelin 8–10%, nga 20% që është aktualisht, si dhe unifikimin e saj me normat e aplikuara në vendet e rajonit;

Gjetjen e një mekanizmi që shitja e kafshëve nga importuesit ose grosistët te fermerët të tatohet me TVSH zero ose deri në 8%, ose krijimin e depove doganore ku shitja të marrë bazën përkatëse tatimore;

Krijimin e mundësisë që blegtori të zgjedhë vetë kafshën që dëshiron të blejë dhe transaksioni të realizohet me TVSH zero./ Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.