Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve
AKTUALITET

Fermat e mëdha po dominojnë prodhimin e qumështit, fermerët e vegjël po ikin nga blegtoria

P
Piranjat13 August 2026, 07:26 · 4 min lexim
Fermat e mëdha po dominojnë prodhimin e qumështit, fermerët

Prodhimi i qumështit vendas vijon më tepër të jetë i përqendruar te fermat e mëdha dhe të organizuara që po zgjerojnë kapacitetet, ndërsa numri i fermave të vogla po pakësohet.

Përfaqësues të kompanive të përpunimit të qumështit thonë se kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit vendas të qumështit dhe një furnizim më të qëndrueshëm të tregut.

Sipas tyre, fermerët e vegjël me 1 apo 2 krerë po dalin gradualisht nga aktiviteti, për shkak të daljes në pension fermerëve të moshës mbi 60 vjeç dhe mungesës së brezit të ri që të vijojë punën në fermë me mbajtjen e disa krerëve.

Në të njëjtën kohë, fermat e mëdha po investojnë në rritjen e numrit të krerëve, teknologji dhe përmirësimin e produktivitetit. Shtim të numrit krerëve ka pasur edhe nga fermat e mesme dhe të vogla.

“Në tërësi në gjithë sektorin, fermat ekzistuese të mëdha po rriten ndjeshëm në kapacitete prodhuese, për shkak të investimeve në teknologji dhe numrit të mbajtjes së kafshëve. Në fermën tonë kapacitetet për mbajtjen e kafshëve arrin deri në 500 lopë. Aktualisht gjendje numri i tyre është 380 lopë.

Për shkak të këtyre investimeve, si në teknologji dhe rritje të mbajtjes së kafshëve, kapaciteti prodhues është rritur me rreth 9 mijë litra qumësht në ditë, një sasi që do të kërkonte prodhimin e rreth 1 mijë fermerëve të vegjël me nga 9 litra qumësht në ditë.

Rritja e prodhimit vendas ka ndikuar edhe në uljen graduale të varësisë nga importi i qumështit. Pra importi i qumështit po mbyllet. Kjo ka sjellë që furnizimi me qumësht nga fermat vendase të jetë përmirësuar ndjeshëm. Pra kemi një stabilizim të prodhimit të qumështit”, pohojnë drejtues të fermës prodhuese dhe përpunuese të qumështit të kompanisë “Erzeni”.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2025 u grumbullua një sasi qumështit prej 101 mijë ton. Në raport me 2024 sasia e qumështit u rrit me 6.9%.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasia të grumbulluar me 84 mijë tonë. Krahasuar me 2024 sasia e grumbulluar u rrit me 12.5%.

Qumështi i deles i grumbulluar arriti në 9 mijë ton, me një rritje 21.1% krahasuar me vitin 2024. Sasia e qumështit të dhisë së grumbulluar arriti në 8 mijë ton. Në raport me 2024 prodhimi i qumështit të dhisë pati rënie me 4.3%.

Edhe kërkesa për bulmet gjatë sezonit veror paraqitet pozitive.

Kompanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se kërkesa për produktet e bulmetit është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Përfaqësues të kompanisë së përpunimit të qumështit “Lufra” pohojnë për rritje të kërkesës së konsumatorit krahasuar me një vit më parë, e ndikuar kryesisht nga fluksi i turistëve dhe rritja e konsumit në zonat turistike.

Edhe për përfaqësuesit e kësaj kompania, kombinimi i prodhimit më të lartë të qumështit vendas nga rritja e investimeve në teknologji, në numër krerësh në fermat e mëdha dhe kërkesës sezonale po krijon kushte më të favorshme për industrinë e bulmetit./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.