Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Fermerët e luleshtrydheve në protestë: Na marrin prodhimin lirë, e shesin trefish

P
Piranjat30 March 2026, 12:47 · 2 min lexim
Fermerët e luleshtrydheve në protestë: Na marrin prodhimin

Fermerët e luleshtrydheve në zonën e Frakullit kanë dalë sërish këtë të mërkurë në protestë në aksin Levan–Tepelenë, duke shprehur pakënaqësi për çmimin e ulët të grumbullimit të prodhimit dhe mungesën e mbështetjes financiare nga shteti.

Sipas fermerëve protestues, lulështrydhja blihet aktualisht nga pikat e grumbullimit me rreth 5 mijë lekë të vjetra për arkë, ndërsa më pas grumbulluesit e shesin tek konsumatori deri në 12 mijë lekë të vjetra për arkë. Një arkë përmban 9 vasketa, secila me 2 kg, që përkthehet në rreth 250 lekë të reja për kilogram.

Fermerët theksojnë se kjo diferencë e madhe tregon për abuzim të hapur në treg, duke i lënë ata më të dëmtuarit.

Një tjetër shqetësim madhor i ngritur nga protestuesit është mungesa e subvencioneve për bujqësinë dhe çmimi i lartë i naftës, i cili përbën një nga kostot kryesore të prodhimit.

Fermerët kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të ulur çmimin e karburantit dhe të mbështesë inputet bujqësore, si pesticidet dhe plehrat kimike, duke ulur kështu edhe çmimin final për konsumatorët.

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, duke theksuar se pa ndërhyrje urgjente, bujqësia vendase rrezikon falimentimin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.