Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

'Festuan Pashkët dhe lanë pas mbeturina'/ Pylli i Semanit mbulohet nga plastika

P
Piranjat13 April 2026, 12:02 · 2 min lexim
'Festuan Pashkët dhe lanë pas mbeturina'/ Pylli i Semanit

Pylli shekullor me pisha  i Semanit, i njohur ndryshe edhe si “mushkëria e Myzeqesë”, është ndotur rëndë pas festimeve të Pashkëve nga qindra qytetarë që e vizituan gjatë ditës së djeshme.

Familje të shumta dhe grupe qytetarësh kanë zgjedhur, si çdo vit, pyllin e Semanit për të kaluar ditën e festës.

Ata kanë ndezur zjarre, kanë drekuar në natyrë dhe kanë qëndruar për disa orë në zonë. Por ajo që kanë lënë pas është shqetësuese.

E gjithë hapësira ku qytetarët kanë festuar është mbushur me mbeturina: mbulesa tavoline, qese plastike, shishe, pjata, letra dhe mbetje të tjera ushqimore. 

Situata bëhet edhe më problematike për faktin se deri paraditen e sotme nuk është parë asnjë ndërhyrje nga njësia administrative apo bashkia për pastrimin e pyllit.

Edhe pse në zonë ka kosha  për mbledhjen e mbetjeve urbane, shumë prej tyre nuk janë hedhur në vendet e posaçme për të.mps rhënë fare.

Shqetësimi është edhe më i madh pasi vendi ndodhet në prag të sezonit të verës, periudhë kur merren masa për mbrojtjen nga zjarret.

Pylli i Semanit është përfshirë shpesh nga flakët gjatë viteve të fundit dhe një ndër shkaqet kryesore kanë qenë pikërisht zjarret e pakontrolluara dhe mbetjet e lëna nga vizitorët.

Pamjet në terren flasin vetë: kudo letra, qese e shishe plastike, ndërsa pylli shekullor me pisha, “mushkëria e Myzeqesë”, është kthyer në një landfill të hapur pas festës së Pashkëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.