“Fillimisht u thirrën për të dhënë dëshmi, më pas iu dha statusi i të arrestuarve”/ Avokati i protestuesve: Ja çfarë ndodhi dje në komisariatin nr.4

Avokati i disa prej protestuesve të ndaluar pas protestës së djeshme para Kuvendit, Lulzim Tanushi, ka hedhur akuza për mënyrën se si janë trajtuar katër të shoqëruarit në Komisariatin nr. 4, duke pretenduar se statusi i tyre ndryshoi gjatë qëndrimit në ambientet e policisë.
Ai shprehet se njëri prej të ndaluarve ishte dhunuar dhe kishte pësuar dëmtime, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ambulancës.
“Katër të ndaluar i mora përsipër. Njëri prej tyre ishte i dhunuar dhe i dëmtuar. U mor nga ambulanca. Fillimisht janë shoqëruar për të dhënë dëshmi, jo si persona nën hetim. Ata ishin persona që mund të kishin dijeni për veprën penale dhe dhanë dëshmitë e tyre”, u shpreh Tanushi.
Ai shtoi se gjatë një bisede me shefin e Komisariatit nr. 4 kishte kërkuar lirimin e tyre dhe, sipas tij, kishte marrë garanci se të rinjtë do të liheshin të lirë brenda një ore.
“Në një bisedë me shefin e komisariatit kërkova lirimin e tyre, ndërsa ai më siguroi se pas një ore do të liroheshin. Pasi kaloi koha, pashë që kishte një ndryshim qëndrimi. Më pas u tha se djemtë ishin arrestuar në flagrancë dhe do të kalonin në statusin e personave nën hetim”, deklaroi avokati.
Protesta e zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe ndërhyrje të policisë, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në total u arrestuan 19 persona
Lexo edhe
AKTUALITET
Stuhi e fuqishme në Elbasan, shiu dhe breshëri paralizojnë qarkullimin në qytet

Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

Samiti IV i Diasporës kushtoi rreth 420 mijë euro, por faturat mbahen sekret

Goditet skema e mashtrimit me Call Center, 4 të arrestuar, procedohen 61 punonjës

Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit/ Rama: "Black Hawk” nga SHBA do t’i shtohet këtyre forcave

Eksperti italian i krimit: Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Evropë

Padia e Veliaj kundër Ols Dados/ Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative, shkak mungesa e avokatit

Fundjavë më e freskët, parashikimi i motit për ditët në vijim





