Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
AKTUALITET

Fishekzjarre për lirimin e ish-zyrtarit të arrestuar, Daniel Gjura pritet si "hero" në Dibër

P
Piranjat10 July 2026, 22:39 · 2 min lexim
Fishekzjarre për lirimin e ish-zyrtarit të arrestuar, Daniel Gjura

Pak minuta pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër vendosi zbutjen e masës së sigurisë për ish-zëvendësdrejtorin e Kadastrës së Dibrës, Daniel Gjura, jashtë ambienteve ku ai doli nga paraburgimi nuk mungoi atmosfera festive.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e publikuar nga një familjar i tij, Gjura pritet nga një grup personash mes fishekzjarresh, përqafimeve dhe duartrokitjeve, sikur të bëhej fjalë për kthimin e një heroi.

Për ta bërë skenën edhe më të pazakontë, në sfond dëgjohet një këngë patriotike me vargje si: "Ti Tanush, po vijnë retë e zeza..." dhe "Çohuni djema...", duke i dhënë videos një atmosferë që shumë përdorues në rrjet e kanë cilësuar më shumë si një meme sesa si një episod të zakonshëm pas një vendimi gjykate.

Kujtojmë se Gjykata vendosi të zëvendësojë masën "arrest në burg" me "detyrim për paraqitje" dhe "ndalim të daljes jashtë shtetit", duke urdhëruar lirimin nga paraburgimi për ish-kandidatin e PS për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Daniel Gjura ishte arrestuar pasi dyshohet për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve", në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në Dibër, ku u përfshinë edhe disa zyrtarë.

Pavarësisht se ndaj tij vijojnë procedurat penale dhe çështja nuk është gjykuar në themel, pritja me fishekzjarre ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta për mënyrën se si u festua lirimi i një personi që vijon të jetë nën hetim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.