Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

“Fitimi mujor mbi 30 mln euro”, Lala “zbërthen” aksionin ndaj Call Center-ave: E njëjta skemë si grupi i Amant Josifit

P
Piranjat14 April 2026, 22:51 · 3 min lexim
“Fitimi mujor mbi 30 mln euro”, Lala “zbërthen”

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për  aksionin ndaj Call Centerave në Tiranë.

Lala tha se aktiviteti kriminal kishte shtrirje të gjerë dhe se është hera e parë që Europol ka bërë bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Më tej theksoi se hetimi lidhur me këtë aksion është vënë në lëvizje nga autoritetet austriake. Në rast konkret fitimi mujor për llorgaritet dhe se sfida e autoriteteve është të gjurmojë paratë. Ndërsa theksoi se Call Centerët nuk funksionojnë dot pa lidhje me Policinë e Shtetit.

“Hetimi është vënë në lëvizje nga autoritetet austriake. Autoritetet austriake kanë dhënë alarmin pas një sërë shqetësimesh që kanë dhënë qytetarët atje. Pas dy vitesh hetime është arritur në konkluzionin që autoritetet duhet të ndërhynin dhe para se të bëhej ndërhyrja duhej të merrej një autorizim në gjykatë. Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e prokurorisë për 9 masa sigurie. 7 prej të cilave kanë qenë arrest me burg. Dy të tjera kanë qenë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, për faktin se njëri rezultonte si financier dhe një zonjë rezultonte që ishte shtatzënë. Gjatë kontrolleve, janë konstatuar edhe persona të tjerë që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me këto Call Centera. Pritet të vendosë prokurorja e çështjes se çfarë do ndodhë. Unë disa vite më parë ka kryer një investigim në lidhje me grupin e  Amant Josifit dhe lidhej me Spanjën dhe tregonte se si funksiononte… Ata i kërkonin një shumë ata nga Shqipëria ishte ngritur një mekanizëm i mirëfilltë kriminal. Pra kur një person kuptonte që ishte mashtruar, ata i bënin një thirrje të dytë dhe i kërkonin një shumë të dytë deri në 1 mln euro. Po ashtu shtrirja shumë e madhe e aktivitetit kriminal i këtyre call centerave ishte në Kanada, Itali, SHBA, Spanjë, Francë, Gjermani. Për herë të parë Europol, ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Tiranës. Po ashtu, Shqipëria është kthyer në hambar të madh të Call Centerave. Në rastin konkret fitimi mujor përllogaritej deri në 30 mln euro”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.