“Fitonin shumë para dhe kishin vetëbesim!”/ Dy vëllezërit shqiptarë qëndronin në krye të rrjetit të kokainës. Si u zbuluan

Tre burra, përgjegjës për furnizimin në shkallë të gjerë të drogës së klasit A në Maidstone, po fillojnë dënimet e tyre me burg. Vëllezërit Kreshnik Hasanaj dhe Vitlum Hasanaj, së bashku me Gezim Dollapaj, janë shpallur fajtorë për rolet e tyre në këtë rrjet kriminal.
Inspektori Matt Lynch theksoi se aktiviteti i tyre ka shkaktuar “vuajtje për familjet lokale të prekura nga përdorimi i drogës”, duke vënë në dukje ndikimin e madh social dhe shëndetësor të veprimtarisë së tyre.
Tre shqiptarë u implikuan në shpërndarjen e drogës duke përdorur një numër telefoni të dedikuar për të orkestruar marrëveshjet. Gjithashtu, videot, mesazhet dhe fotot e gjetura në telefonat e tyre shërbyen si prova që i implikuan ata në veprimtarinë kriminale.
Të tre të pandehurit deklaruan pafajësi në në Gjykatën Mbretërore të Maidstone, por u shpallën fajtorë pas një gjyqi tetë-ditor. Më 20 mars të këtij viti, vëllezërit Hasanaj u dënuan me pesë vite burg secili, ndërsa Gezim Dollapaj mori tre vite e gjashtë muaj burg.
Inspektori detektiv Matt Lynch tha:
"Këta dy vëllezër drejtonin një ndërmarrje kriminale të konsiderueshme dhe fitonin shumë para duke sjellë kokainë në Maidstone. Menduan se mund të mbeteshin anonimë duke përdorur të tjerët për shpërndarjen e drogës, por kishin tepër vetëbesim dhe nuk kishin marrë parasysh përpjekjet e oficerëve tanë të përkushtuar."
/PiranjatNews/

Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Trafikoi tonelata kokainë, kush është narkotrafikanti shqiptar i dënuar me 25 vite burg dhe metoda e pazakontë që përdorte

Nis projekti “Smart City”/ Lista me 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

13 vite në pritje të drejtësisë për vrasjen e 17-vjeçarit! Gjimnazi pagoi 5 milion për jetën e djalit, familja Tota akoma endet gjyqeve...

Vetëm 3 kilometër larg Tiranës/ Banorët e Sharrës denoncojnë pamjet skandaloze: Jetojmë si të harruar

Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën





