“Fitorja është afër, mos e lëshoni frontin!”/ Ish-oficeri i Policisë së Shtetit: Kësaj klike do t’ia hapim varrin me gjilpërë

Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti ka deklaruar ditën e sotme se fitorja e dalë nga protesta është aafër. Duke folur para qytetarëve, Ahmeti i bëri thirrje të gjithë zinxhirit komandues të policisë të zbatojë vetëm ligjin, jo urdhrat e jashtëligjshëm.
Ish-oficeri i Policisë së Shtetit adresoi edhe disa nga problemet me të cilat përballen policët, duke thënë se ata janë të kequshqyer, të keqveshur dhe të keqpaguar. Më tej, ai shtoi se populli ka të drejtë të protestojë dhe janë në të drejtën legjitime për kërkesat e tyre.
Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti: Ju flas si një oficer policie që i di mirë të gjitha teknikat dhe taktikat. I bëj thirrje të gjithë zinxhirit komandues të policisë të zbatojë vetëm ligjin, jo urdhrat e jashtëligjshëm.
Ju lutem, kolegë të mi, ne nuk jemi për dhunë, por ju jap fjalën që, po të na marrim 100-200 djem, do t’jua… teknikat dhe taktikat. Nuk duhet të lodheni. Policia është e jona. Policia është e shtetit. Ju lutem, vini gishtin në kokë, zbatoni vetëm ligjin. Nuk jemi për dhunë. Jeni ju më kompetentët për teknika dhe taktika, mos gaboni t’ju “vrasim me pambuk”.
Lërini këta njerëz të protestojnë, se kanë krejt të drejtën natyrore, të drejtën e Zotit, të drejtën legjitime për kërkesat e tyre. Ju lutem, mos na bëni që ne t’ju kundërvihemi. Duhet t’i ruajmë policët që janë të kequshqyer, të keqveshur, të keqpaguar.
Policia është zemra ime, atje kam dhënë rininë. Ju lutem, mos na bëni që të kalojmë në formë tjetër. Burra, frontin mos e lëshoni. Ne do të fitojmë. Kësaj klike do t’ia hapim varrin me gjilpërë. Këtu na ka, mëngjes, drekë, darkë, deri sa ai të japë dorëheqjen. Burra, pritën mos e lëshoni. Burra, frontin mos e lëshoni. Është afër fitorja.
Lexo edhe
AKTUALITET
Furtuna dhe reshje intensive nesër, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

“Taulant Balla, i ke bërë llogaritë gabim me popullin”/ Qytetari: SPAK ta marrë nën akuzë ose të vërtetojë se ne jemi terroristë...

Pas stuhisë, rikthehet plazhi në Vlorë, pushuesit rikthehen në Lungomare dhe bregdet

4 shqiptarë dhe miku i tyre britanik dënohen me 10 vite burg, kishin ngritur një strukturë të sofistikuar kriminale në shpërndarjen e dro...

Dita e 54-t e protestës kundër Ramës! Pankarta me ironi dhe mesazhe politike: Nga “matematika e Zenqinës” te thirrjet kundër klasës së vj...

EMRI/ Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda

Albert Malaj kundër shkrirjes së bashkisë së tij: Memaliaj është shtëpia e 53 fshatrave të krahinës së Toskërisë, qytetarët nuk janë pyet...

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë dhe më i motivuar se kur hyra





