Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike
AKTUALITET

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

P
Piranjat27 July 2026, 22:48 · 2 min lexim
Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën

Gazetarja dhe aktivistja Elsa Demo mbajti një fjalim kritik në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku akuzoi qeverinë për shkatërrimin e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe varfërimin e qytetarëve.

Duke marrë fjalën para protestuesve, Demo tha se realiteti i zonës së Patos-Marinzës është shembulli më i qartë i papunësisë, kushteve të vështira të punës dhe mungesës së drejtësisë.

“Vij nga një vend që meriton të flitet në këtë shesh. Ai vend është Patos-Marinza, me fusha të tëra nafte ku kanë punuar prindërit dhe motrat tona. Është një zonë me papunësi, ku të rinjtë pranojnë kushte pune si në Mesjetë, ndërsa drejtësia vetëm pretendon se heton Bankers Petroleum”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, Demo e cilësoi shembjen e Teatrit Kombëtar si pikën e kthesës që, sipas saj, hapi rrugën për betonizimin e vendit dhe cenimin e zonave të mbrojtura.

“Pas Teatrit u sulën zonat e mbrojtura, ku morën hov përbindëshat e betonit. Nuk ia del të sigurosh një strehë. Pas Teatrit u dogjën pyje në Darëzezë dhe Pishporo për t’i bërë resorte. Çfarë do të bëhet me pishat dhe rërën e plazhit tim të fëmijërisë?”, deklaroi Demo.

Aktivistja hodhi akuza edhe për neglizhencë ndaj trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, duke thënë se “janë shkatërruar pyjet njësoj si bibliotekat”, ndërsa ngriti shqetësimin edhe për gjendjen e varrezave.

Në fund të fjalës së saj, ajo kritikoi ashpër edhe një pjesë të mediave, të cilat i cilësoi si instrumente propagande, ndërsa akuzoi politikën se ka korruptuar edhe elitën intelektuale të vendit.

“Bojkotojini ato top kanale, goditini te plehrat e propagandës”, tha Demo, duke shtuar se politika ka deformuar edhe figurat që dikur konsideroheshin elita e shoqërisë shqiptare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.