FOTO/ Flakët e mëdha përpijnë masive me pyje prej disa orësh në Krujë. Policia zbulon si nisi vatra e zjarrit

Prej orësh, një zjarr i madh në Krujë po djeg masive të tëra me pyje. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, flakët vazhdojnë të djegin me intensitet malin ndërsa vatra nisi në lagjen “Abaze”.
Policia thotë se vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, ku po ndërhyhet me forca tokësore dhe me mbështetje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.
Në terren ndodhen edhe efektivët e zjarrfikësve Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, të cilët po punojnë prej orësh për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara.
Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar edhe nga ajri.
Policia tha se zjarri nisi pasi Qemal Berhami, 73 vjeç, i vuri flakën barit pranë banesës së tij, por ato shpejt dolën jashtë kontrolli.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre. /Piranjat News/
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri në Krujë po kërcënon banesat, arrestohet autori!

Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi/ Ja kur nis rënia e temperaturave

Fatura e rëndë e sëmundjes/ Shifrat tronditëse, si po masakrohen pacientët shqiptarë

Takim, argëtim, më pas denoncim për ngacmim/ Skema e pazakontë e turisteve ndaj djemve shqiptarë

VIDEO/ RENEA kërkime edhe në varrezat e Korçës për Kristjan Sterjon, vrau shokun e fëmijërisë





