Flakët në masivin pyjor të Lofkendit dalin jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Lofkendit në Mallakastër vijon të jetë ende aktive, duke shkrumbuar prej ditësh sipërfaqe të mëdha toke. Si pasojë e flakëve masive, edhe mëngjesin e sotëm ka rifilluar ndërhyrja nga ajri. Pavarësisht "luftës" për izolimin e flakëve, zjarri vijon të mbetet i përmasave të mëdha, duke rrezikuar përhapjen në një perimetër më të gjerë.
Duke u favorizua edhe era dhe temperaturat e larta, flakët janë përhapur edhe më shumë mbasditen e së mërkurës, duke djegur pisha. Situata më kritike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan. Në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, 30 punonjës të forcave bashkiake dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore

Francezët zgjerojnë epërsinë në Airbnb-të shqiptare, gjermanët të dytët por pesha e tyre në rënie

Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

Temperatura deri ne 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Zyrtarizohet kërkesa për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

Rrezikohen disa banesa, situata kritike në fshatin Pocest në Dibër

Turistja gjermane 33-vjeçare vdiq në Palasë, Policia e Vlorës reagon pas 6 ditësh

E rëndë në Durrës/ Këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet





