“Flakët nisën në një biznes”/ Drejtori i zjarrfikësve të Tiranës: Fasada ndikoi në përhapjen e vatrës

Ai u shpreh se zjarri nisi në një biznes në katin e parë të pallatit dhe fasada ndikoi në përhapjen e flakëve.
“Autoshkallat janë në vendngjarje, janë duke punuar. Janë tre autoshkalla. Dy në aktivitet, një në pjesën veriore. Kemi futur të gjitha mjetet e nevojshme për të mundësuar shuarjen e zjarrit.
Nga volumi i zjarrit që shohim, zjarri ka nisur në katin e parë të objektit, ku ka qenë një biznes. Pas vendosjes nën kontroll të situatës, do të nisim ekspertizën zyrtare për nisjen e zjarrit. Ne u përqendruam në të dyja skajet e vatrave të zjarrit. Kemi përqendruar forca edhe në tarracë. Deri më tani nuk kemi informacion për pasoja fatale, gjë që është shumë e rëndësishme.
Fasada ka ndikuar në përhapjen e vatrës së zjarrit”, tha Goxhaj.
Burime mediatike bëjnë të ditur se zjarri ka nisur në ambientet e “Big Market”, në katin e parë të pallatit. Dyshohet se shkaku i mundshëm i zjarrit ka qenë ndezja e disa kartonave pranë marketit. Prej aty, zjarri më pas është përhapur me shpejtësi drejt kateve të sipërme, duke përfshirë fasadën dhe apartamentet.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bëmat e Ronit të Ramës/ Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

“RENEA po hap dyert e apartamenteve”, Skënder Hita paralajmëron hetim të thelluar pas zjarrit masiv

Zjarri tek pallati 12 katësh pranë QSUT-së/ 11 të shtruar në spital, një grua me djegie në trup

Ndërtimi mes bumit dhe dyshimeve për pastrim parash

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shefi i zjarrfikëses: Godina është djegur nga kati i parë te i fundit

Zbulohet shkaku, ja si nisi zjarri në kompleksin e pallateve pranë QSUT

Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe para 5 vitesh. Shkon në 7 numri i të lënduarve

Përkeqësohet situata, zjarri përhapet në pallatet e tjera të Kompleksit pranë QSUT-së





