Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Flakët përfshijnë tokën bujqësore në Elbasan, izolohet vatra pranë zonave të banuara

P
Piranjat 1 August 2026, 15:11 · 1 min lexim
Flakët përfshijnë tokën bujqësore në Elbasan,

Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është regjistruar në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku flakët kanë përfshirë me shpejtësi një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me pemë dhe barishte të thata. Pozicionimi i vatrës pranë zonës së banuar ka ngjallur panik te banorët.

Menjëherë pas kësaj situate kanë ndërhyrë Shërbimi i Zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e vatrës dhe marrjen e situatës nën kontroll, duke shmangur dëmtimin e shtëpive.

Nisur nga kjo ngjarje, autoritetet u kanë bërë apel të përsëritur qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me rrezikshmëri të lartë. Zjarrfikësit rikujtojnë se në këto ditë të nxehta, edhe pakujdesia më e vogël mund të shkaktojë pasoja fatale, duke u kthyer në një kërcënim serioz për pronën, pasuritë dhe vetë jetën e njerëzve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.