Fluks i lartë drejt juglindjes, “paralizohet” aksi Tiranë-Elbasan

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjes së automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan, ku mijëra qytetarë janë nisur drejt juglindjes së vendit.
Numri i lartë i mjeteve ka shkaktuar ngadalësime në qarkullim, veçanërisht në hyrje të Elbasanit dhe në disa segmente të rrugës ku gjatë fundjavave krijohen shpesh radhë të gjata.
Sipas raportimeve, situata paraqitet më e ngarkuar në zonat Shinjon–Bradashesh, Rrethi i Luleve dhe Kryqëzimi i Cërrikut, ku automjetet lëvizin me ritëm të reduktuar.
Ndërkohë vlen të theksohet se ky aks rrugor ka qenë historikisht problematik sa i përket trafikut në momentet kur ka fluks të lartë automjetesh.
Mungesa e një aksi alternativ apo një bypass-i për shmangien e kalimit përmes segmenteve të ngarkuara bën që qarkullimi të vështirësohet ndjeshëm sidomos gjatë fundjavave dhe periudhave me lëvizje të shtuar, ku qytetarët duhet të presin me orë të tëra të bllokuar në trafik.
Lexo edhe
AKTUALITET
“I mahnitur”/ U shpall në kërkim pas sherrit në Dhërmi, Shpataraku ironizon ish-kolegët për të shtënat me armë në jaht

VIDEO nga momenti i përplasjes fatale të nënës shqiptare dhe djalit 21-vjeçar! Eksperti hedh dritë mbi shkakun e aksidentit

“Ngecin” në portin e Durrësit dy ora Rolex dhe 351 puro

U kapën ‘në pritë’ gati për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

EMRAT/ Makina del nga rruga duke u ngjitur për në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur, 2 përfundojnë te Trauma

Ekstradimi i Sokol Hoxhës/ Ambasada e SHBA: Amerika, nuk shërben si strehë për t’iu shmangur drejtësisë!

Shkrumbohet nga flakët magazina në Bulqizë, rrezikohen edhe dy banesa pranë saj

"Humba gjithçka", rrëfimi prekës i shqiptarit pasi gruaja dhe djali gjetën vdekjen në aksident





