Fluks i lartë në kufi, radhë kilometrike automjetesh në Kakavijë

Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar këtë fundjavë në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit, duke sjellë radhë të gjata automjetesh në Kakavijë.
Qindra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit po kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet verore, duke rritur ndjeshëm numrin e udhëtarëve në kufi.
Raportohet se në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar 8,630 hyrje dhe 3,769 dalje, ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 6,174 shtetas dhe kanë dalë 5,070 të tjerë.
Në total, vetëm në këto dy pika kufitare janë regjistruar 14,804 hyrje dhe 8,839 dalje, ose 23,643 lëvizje në të dyja drejtimet.
Për të përballuar fluksin e lartë dhe për të shmangur pritjet e gjata, autoritetet kufitare kanë shtuar kapacitetet dhe kanë përforcuar sportelet e kontrollit.
Ndërkohë, radhët e gjata të automjeteve në pikën kufitare janë shoqëruar me pritje të konsiderueshme për udhëtarët.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shqipëria vijon të digjet/ Ja ku janë vatrat më aktive, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Tragjedi në Ksamil/ Babai përplas për vdekje aksidentalisht vajzën 4-vjeçare

VIDEO/ 7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit shpëtojnë fshatrat Andon Poçi dhe Hundëkuq

DETAJE/ Shokë në ajrim por armiq për pak minuta: Çfarë fshihet pas sherrit me të plagosur në burgun e Fierit

Zjarri djeg linjën e tensionit të lartë, një lagje në Krujë mbetet pa energji elektrike





