AKTUALITET
Fluks i lartë në Morinë/ Mbi 422 mijë udhëtarë kaluan kufirin në korrik, 90 mijë në 5 ditët e para të gushtit

Pika kufitare e Morinit ka përballuar një fluks të madh udhëtarësh dhe automjetesh gjatë muajit korrik.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë këtij muaji në Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën, janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.
Vetëm në pesë ditët e para të gushtit, përmes Morinit kanë hyrë në Shqipëri mbi 90 mijë pushues nga Kosova, mes tyre edhe pjesëtarë të diasporës.
Fluksi më i madh u regjistrua gjatë fundjavës së parë të muajit, me rreth 50 mijë hyrje.
Rritja e lëvizjeve lidhet me kulmin e sezonit turistik veror, ku shumë qytetarë të Kosovës zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohet nga Kolumbia “Kimisti” i Frakullit. Një tjetër person sillet në Shqipëri nga Italia, i kërkuar për v...

Makina përplaset me kamionin/ Shuhet familja shqiptare në rrugët e Greqisë, humbin jetën nënë e bir

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe mjete ajrore në terren. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Detaje nga ngjarja në Roskovec, sherr mes komshinjve për drutë, i moshuari humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

Humb kontrollin e motomjetit në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari

Vijon lufta me zjarret në Mallakastër, dy helikopterë dhe dhjetëra efektivë në aksion

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Bie zjarr në një banesë dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale





