Fondi i rezervës për Kanye West, “Shqipëria Bëhet” kërkesë Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e aktit normativ përmes të cilit qeveria shqiptare akordoi 4 milionë euro për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.
Kërkesa do të depozitohet nesër në orën 10:00, ndërsa para dorëzimit të saj pritet të ketë një deklaratë publike nga kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj.
Biletat e koncertit shiten përmes platformës ndërkombëtare Viagogo, kompani me bazë jashtë Shqipërisë, e cila arkëton tarifat për shitjen online të tyre. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, organizatore e aktivitetit është kompania gjermane Streetlife International.
Për shkak të këtij organizimi përmes subjekteve të huaja, ngrihen pikëpyetje edhe mbi përfitimet fiskale për shtetin shqiptar, pasi kompanitë që operojnë jashtë vendit nuk i nënshtrohen të njëjtave detyrime si subjektet vendase, përfshirë TVSH-në mbi shitjen e biletave apo tatimin mbi fitimin.
Ndërkohë, kompania që do të mbështesë realizimin teknik të eventit në terren, Redcloud, rezulton të ketë një masë sigurimi të detyrimit tatimor të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në tetor 2024, për shkak të detyrimeve të pashlyera tatimore. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, masa për bllokimin e tjetërsimit të aksioneve vijon të jetë aktive.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksidenti i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, dy të plagosur

Kreu i AMP Vlorë dhe zyrtarët ngacmuan seksualisht turistet, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Hektarë të tërë me shalqinj pa shitur, fermeri nga Divjaka publikon pamjet: Qeveria vetëm propagandë me fermerët

Protesta e 40-të para Kryeministrisë, i riu: Ka vdekur frika tek ne dhe kështu do jetë deri në fund

Alarm në Tepelenë/ Bie fasada në pallatet e rikonstruktuara nga Bashkia

Pedagogu thirrje ambasadës europianë dhe SHBA-së: Qëndroni me shqiptarët, kjo klasë politike antishqiptare nuk i duhet askujt

Dita e 40-të e protestës/ Qytetarët përsërisin sërish kërkesat e tyre: Dorëheqja e kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar

Dosja "ARUBA" rikthen në skenë Ervis Martinajn, zbardhen biseda nga SkyECC





