Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

Forcimi i Lekut, rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik ra për të katërtin vit radhazi

P
Piranjat24 March 2026, 14:49 · 3 min lexim
Forcimi i Lekut, rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik

Rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik pësoi rënie të mëtejshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik për vitin 2025 zbriti në 40%, nga 41.9% që ishte një vit më parë.

Ulja e këtij rreziku në vitet e fundit është mbështetur kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike, pavarësisht se qeveria shqiptare ka zgjeruar huamarrjen në valutë, sidomos përmes emetimit periodik të Eurobondeve në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, një zhvlerësim i mundshëm i Lekut në kursin e këmbimit me Euron do të sillte automatikisht një rritje të peshës së borxhit në valutë.

Ndërkohë, vitin e kaluar u shënua një rritje e lehtë në treguesin e rrezikut të rifinancimit të borxhit publik. Vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti ishte 39.2%, nga 39% që kishte qenë në fund të vitit 2024. Sidoqoftë, ky tregues ngelet shumë afër niveleve më të ulëta historike.

Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.

Në fundin e vitit 2025, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 2.8 vjet, nga 2.6 vjet që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë edhe gjatë vitit të kaluar.

Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson si të nevojshëm vazhdimin e masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm.

Sipas vlerësimeve të këtij institucioni, kushtet ekzistuese në tregjet financiare vlerësohet se vijojnë të ofrojnë mundësinë e zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit dhe balancimit të profilit të maturitetit, së bashku me uljen e peshës së borxhit afatshkurtër në totalin e portofolit të borxhit të brendshëm.

Edhe rreziku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 39.2%, nga 39.3% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Forcimi i Lekut, rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.