Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Foshnja dy muajshe ndërroi jetë në spital, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

P
Piranjat16 March 2026, 11:26 · 2 min lexim
Foshnja dy muajshe ndërroi jetë në spital, nëna akuzon

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për ndarjen nga jeta të fëmijës së saj.

Vjollca Shkëmbi, është shprehur e prekur se mjekët e kanë nxjerrë foshnjen para kohe nga spitali dhe kjo rezultoi fatale për të. Më tej ajo i ka bërë thirrje policisë që të marrë masa ndaj mjekëve të Tiranës, por edhe të Korçës.

“Nuk ma bën zemra ta fut në dhé…Fajet i kishte shteti, spitali i Tiranës që e nxorri para kohe. Ky ka qenë shkaku që vdiq fëmija im para kohe. Se fëmija as nuk hante e as nuk pinte.

Unë kërkoj nga shteti të marrë masa, nga policia të marrin masa ndaj doktorëve të Tiranës që ma vdiqën fëmijët dhe doktorët e Korçës që thanë duhet të mbajnë 10 ditë dhe ditën e dytë na e dhanë fëmijën para kohe. Unë dua të marrë masa shtetit për këtë punë”, u shpreh nëna e fëmijës.

Kujtojmë se foshnja ishte paraqitur më 13 mars më parë në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës.

Sipas hetimeve të kryera foshnja kishte lindur dy muaj para kohe, si edhe ishte në gjendje të rëndë për shkak të kequshqyerjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.