FOTO/ Aksioni i gjerë i kontrolleve në burgun e Peqinit, zbulohet se çfarë u gjetën nëpër qeli

Në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, u zhvillua një kontroll i gjerë për sende të ndaluara në burgun e Peqinit. Kontrolli u ushtrua nga forcat operacionale dhe speciale të DPB, të mbështetura nga forcat e sigurisë së IEVP-ve Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Rrogozhinë, Elbasan, Jordan Misja, Shkodër, Burrel, Fushë-Krujë dhe Durrës.
Gjatë operacionit u përdorën mjete të avancuara si detektorë specialë, dronë monitorimi, qen anti-drogë dhe skanerë.

Kontrolli përfshiu të gjitha ambientet: sektorët e banimit, godinat e takimeve dhe të punës, bibliotekën, palestrën, ambientet e observimit, regjimin “41-bis”, ambientet e ajrimit, godinat përreth dhe brezin e butë të sigurisë.

Gjatë kontrollit u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë sende të improvizuara prerëse, kabuj, materiale të tjera të palejuara dhe qarqe të modifikuara elektrike. Në një rast u evidentua një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur procedurat përkatëse ligjore.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët paraqisnin rrezik për sigurinë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shpërndarësi i drogës u hakmor ndaj policit që e arrestoi, urdhëroi 39 vjeçarin t'i digjte makinën! Zbardhet "Porosia" në Vlorë (VIDEO)...

EMRAT/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së Divjakë për shpërdorim detyre

Merr tjetër kthesë ngjarja në Durrës! Si 59-vjeçari vdiq pas grushteve që mori nga durrsaku
Të shtëna me armë nga kantieri i Ulajt në Rrjoll për të trembur banorët

Zjarri te kompleksi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente





