AKTUALITET
FOTO/ Ekzekutoi bashkëshorten, momenti kur 62-vjeçari del me çifte nga shtëpia

Fotoja që shihni tregon momentin dramatik pak para krimit të rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku burri vrau gruan. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në qytetin verior.
Piranjat News ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë ku shfaqet Shtjefën Ziçi me armën e krimit, teksa del nga banesa, ku do të qëllonte me dy plumba disa sekonda më vonë gruan e tij, Bardha Ziçi, e cila ndërroi jetë në vend. Ngjarja ndodhi jashtë derës së banesës ku jetonte çifti, prindër të dy fëmijëve.
Ndërkohë, ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, pasi pak para krimit, autori i ka kërkuar viktimës celularin e saj. Fill pas krimit ai u arrestua.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
80-vjeçari dënohet me burg për dhunë ndaj gruas shqiptare dhe dy fëmijëve të saj

Detaje tronditëse, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan me çifte dhe pret policinë!

Tjetërsuan pronat në ASHK Durrës/ Prokuroria caktohen masa sigurimi ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për 12 persona, sekuestrohen ...

Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim

"Më jep celularin”, debati që i mori jetën Bardha Ziçit/ Detaje nga vrasja në Shkodër

Krimet në familje nuk ndalen: 4 gra të vrara gjatë vitit 2026

Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë, 63% të punësuar

I dha tenderin mikut të tij dhe gënjeu në SPAK, vihet nën hetim anëtari i KPP, Kreshnik Tërnova





