BOTA

FOTO/ Fiksimi i pazakontë i hajdutëve në sallonet e bukurisë. Grabitje prej dhjetëra mijëra eurosh

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 20:41

FOTO/ Fiksimi i pazakontë i hajdutëve në sallonet e

Një formë e pazakontë krimi po zë vend qendror në Melburn, pasi hajdutët kanë synuar sallonet e flokëve, duke vjedhur paruke luksoze, zgjatje dhe gërsheta flokësh me vlerë mijëra dollarë.

Vetëm në tre muajt e fundit, ka pasur disa vjedhje me thyerje në sallonet e flokëve në zonën e madhe të Melburnit, dy prej të cilave ndodhën në të njëjtën natë, më 9 shtator, duke shkaktuar shqetësim midis pronarëve të bizneseve të vogla.

Autorët hynë me forcë në dyqanin "Carla Lawson Hair Extensions", dhe në Frika Hair, me një diferencë prej rreth gjysmë ore, rreth orës 3 të mëngjesit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një burrë që hyn në dyqanin "Carla Lawson Hair Extensions", duke përdorur hyrjen e dyqanit dhe duke mbajtur një elektrik dore dhe një kovë.

Autori i krimit u drejtua menjëherë drejt një rafti ku ishin varur dhjetëra ekstejshen. Lëvizja e tij aktivizoi alarmin e dyqanit, por kjo nuk e dekurajoi. Ai vazhdoi të kontrollonte dollapët dhe më pas filloi të merrte edhe disa kapëse flokësh.

FOTO/ Fiksimi i pazakontë i hajdutëve në sallonet e

Rreth dy minuta më vonë, një burrë i dytë hyri në dyqan dhe e ndihmoi të transferonte dhjetëra paruke nga një sirtar në një çantë të madhe.

Vjedhja zgjati rreth tre minuta. Dy burrat u larguan me nxitim, duke lënë disa prej sendeve të vjedhura në dysheme. Përveç produkteve të flokëve, Policia e Viktorias tha se autorët morën edhe dy laptopë.

Dëmi mbi 50 mijë dollarë

Themeluesi i "Carla Lawson Hair Extensions", Stuart Lawson, tha se një “vlerësim i kujdesshëm” e ka përllogaritur dëmin e shkaktuar nga vjedhja në më shumë se 50 mijë dollarë australianë.

Ai shpjegoi se shumica e produkteve të vjedhura ishin porosi të veçanta, të destinuara për klientë që kishin rezervuar takime gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Biznesi u detyrua të kontaktonte klientët e prekur dhe të ricaktonte takimet e tyre, ndërsa stafi nisi të evidentonte produktet e vjedhura.

Në fakt, kjo është hera e dytë që ky sallon bukurie bëhet objekt i një vjedhjeje. Një incident i ngjashëm kishte ndodhur më shumë se një vit më parë.

FOTO/ Fiksimi i pazakontë i hajdutëve në sallonet e

Përveç produkteve të flokëve, në shënjestër të hajdutëve janë edhe mjetet profesionale. Disa sete gërshërësh mund të kushtojnë deri në 3,000 dollarë, ndërsa tharëset e flokëve dhe pajisjet elektrike të nivelit të lartë mund të arrijnë rreth 1,000 dollarë.

Për këtë arsye, disa sallone bukurie kanë kufizuar ekspozimin e produkteve të shtrenjta në vitrina dhe po i ruajnë ato në ambiente ku vetëm punonjësit kanë akses.

Presidentja kombëtare e organizatës "Hair and Beauty Australia", Maureen Harding, shprehu shqetësimin se në disa raste autorët mund të kenë marrë edhe “porosi” për produkte specifike, me qëllim rishitjen e tyre.

Harding tha se edhe ajo vetë ka përjetuar incidente të ngjashme gjatë 46 viteve të saj në industri, ku hajdutët kanë marrë tharëse flokësh dhe gërshërë profesionale me vlerë të lartë.

Lawson tha se masat e sigurisë ishin rritur pas vjedhjes

së mëparshme dhe biznesi tani ishte në bisedime me pronarin e pronës për të siguruar më tej ambientet. Megjithatë, dëmi financiar nuk ishte i kufizuar vetëm në produktet e vjedhura. Disa klientë kanë kërkuar rimbursimin e depozitave të tyre pasi porositë e tyre ishin për raste të veçanta, siç janë dasmat, dhe biznesi nuk mund t'i përmbushë më datat e rëna dakord.

FOTO/ Fiksimi i pazakontë i hajdutëve në sallonet e

Policia e Viktorias beson se të njëjtët autorë mund të kenë shkuar më pas në "Frika Hair", në Melburnin Jugor, rreth dhjetë minuta larg me makinë. Më shumë paruke flokësh, mjete dhe produkte flokësh dyshohet se u vodhën nga salloni i dytë, si dhe para në dorë.

Incidenti është pjesë e një serie vjedhjesh në sallone flokësh në muajt e fundit.

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit Australian të Flokëve, Fiona Beames, tha se shumë pronarë biznesesh të vogla dhe profesionistë mendonin se ishte "vetëm çështje kohe" para se edhe ata të bëheshin shënjestër.

Ajo shpjegoi se kriminelët po kërkonin artikuj me vlerë të lartë që mund të rishiten në tregun e zi.

Zgjatjet dhe endjet e flokëve ishin veçanërisht tërheqëse për hajdutët sepse, varësisht nga cilësia e tyre, një pako mund të kushtonte midis 500 dhe 2,000 dollarëve, ndërsa janë të lehta dhe mund të mbahen lehtësisht në një çantë.

FOTO/ Fiksimi i pazakontë i hajdutëve në sallonet e

Përveç produkteve të flokëve, në shënjestër të hajdutëve janë edhe mjetet profesionale. Disa sete gërshërësh mund të kushtojnë deri në 3,000 dollarë, ndërsa tharëset e flokëve dhe pajisjet elektrike të nivelit të lartë mund të arrijnë rreth 1,000 dollarë.

Për këtë arsye, disa sallone bukurie kanë kufizuar ekspozimin e produkteve të shtrenjta në vitrina dhe po i ruajnë ato në ambiente ku vetëm punonjësit kanë akses.

FOTO/ Fiksimi i pazakontë i hajdutëve në sallonet e

Presidentja kombëtare e organizatës Hair and Beauty Australia, Maureen Harding, shprehu shqetësimin se në disa raste autorët mund të kenë marrë edhe “porosi” për produkte specifike, me qëllim rishitjen e tyre.

Sipas saj, këto incidente nuk janë diçka e re, pasi vjedhjet në sallonet e flokëve janë regjistruar në Melburn prej vitesh.

Harding tha se edhe ajo vetë ka përjetuar incidente të ngjashme gjatë 46 viteve të saj në industri, ku hajdutët kanë marrë tharëse flokësh dhe gërshërë profesionale me vlerë të lartë. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?